Shiten nje milion Kinect

Para lansimit te Kinect Microsoft projektoi shitjet e larta per kete shtese motion-sensing te Xbox 360 duke parashikuar qe ajo do te shes rreth 5 milion njesi nga fundi i vitit. Milionshi i pare eshte tani ne banke.
Sot Microsoft njoftoi se Kinect tashme ka shitur rreth 1 milion njesi ne mbare boten gjate 10 diteve te para te saj ne treg. Kinect doli ne shitje ne Ameriken e Veriut me 4 nentor ne pjesen evropiane me 10 nentor dhe lansimi pergjate Azise filloi qe nga 18 nentori. Gjigandi i softuerit gjithashtu perseriti projektimin e saj me nje parashikim prej 5 milion-njesi te shitura te Xbox 360 duke shprehur optimizem per Black Friday te javes se ardhshme e njohur me mire si dita me e ngarkuar e tregut gjate vitit.
Microsoft nuk ka nderpere menyrat e ndryshme ne te cilat lojtaret kane blere Kinectin e ri. Aktualisht sistemi eshte i ofruar si nje njesi e vetme per 149 dollare dhe me nje cmim me te rende 56 dollare per pajisjet ne pjese te shkeputura. Dy modele jane gjithashtu ne dispozicion versioni 300 dollare me konfiguracion prej 4GB te Xbox 360 dhe modeli 400 dollare me 250GB te Xbox 360. Dy modelet perfshijne edhe Kinect Adventures dhe vetem nje nga 17 lojra pritet te jene ne dispozicion per sistemin para fundit te vitit.
Suksesi i shitjeve te Kinect nuk eshte befasues duke e konsideruar fushaten masive te lansuar nga Microsoft per ta mbeshtetur ate. Sipas raporteve Microsoft ka ndare 500 milion dollare per promovimin e pajisjes./gameworld.al.