E Diel, 1 Nëntor 2026

Shitësit kundërshtojnë ligjin: Nuk i fshehim cigaret

Ligji mbi kontrollin e duhanit, përkatësisht neni 9.2 që parasheh fshehjen e duhanit në pikat e shitjes, i ka shqetësuar shitësit e duhanit në Kosovë. 

Përmes një proteste para selisë së presidentës së Kosovës, shitësit me pakicë,kanë kërkuar nga presidentja Jahjaga të mos e nënshkruaj dekretin për shpalljen e këtij ligji, dhe si të tillë ta kthej mbrapsht.

Sipas tyre, ky nen e dëmton në masë të madhe biznesin e tyre dhe e “rrit kontrabandën e tregtinë e zezë”. Shoqata ka vlerësuar se me këtë ne nen shkelen parimet e ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së lirë.

“I kërkojmë presidentes që ta kthejë mbrapa në kuvend dhe të kërkojë që të hiqet ose të ndryshohet ky nen . Ky nen neve na detyron të fshehim cigaret ,ky nen në të njejtën kohë do të rrit kontrabandën dhe korrupsionin. Ky nen e shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe nuk garanton ulje të duhanpirjes. Kushtetuta garanton një ekonomi të tregut me konkurrencë të lirë”, ka thënë para protestuesve, Haqiq Vitija.

Madje, shitësit pretendojnë se ky ndryshim nuk ka ndikim në uljen e konsumit të duhanit, sipas tyre nuk ka dëshmi nëse kjo masë do ta ulte konsumin e duhanit.
“Na dëmtohet biznesi, jemi mbi 4000 familje që dëmtohemi nga ky ligj, prandaj i bëjmë thirrje presidents që ta kthej ligjin mbrapa”, ka theksuar Vitija.

Ndërkohë , protestuesit kanë paralajmëruar edhe protesta tjera./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›