E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitet Tufina dhe Sharra

 Vargje nga Arben Duka

Shitet Tufina dhe Sharra,

Saliu nuk bën shakara,

Për ca euro te thesi,

Dhe varrezat do ti shesi!

Disa industrialistë,

Janë shprehur optimistë,

Kokallat na kanë kërkuar,

Thonë: për ti ricikluar..!

Ata thonë, ato kokalla,

mund ti bëjnë prapë të gjalla,

Ndaj do nxjerrin shumë fitime,

se do bëjnë transplantime!

Sala spati hezitim,

Nga çdo gjë do nxjerrë fitim,

Për ca euro te thesi,

Dhe të gjallët mund ti shesi!

Të vdekur ka pa hesap,

Mund ti bëjmë dhe këta skrap,

Ndaj në grup do të trajtohen,

Dhe sërish do riciklohen!

Kur këtu të nisë helmimi,

Do na duhen pjesë këmbimi,

Do na duhen këmbë e duar,

Nga varret e ricikluar!

Pra sdo ketë aspak andrralla,

Se do blejmë prapë kokalla,

Se tranplantet për së mbari,

Duan veç kokallë shqiptari!

Në kallëp njëlloj do dali,

Ushtari dhe gjenerali,

Kokallën e një ballisti,

Mund tja vënë një komunisti!

Brezat, pra, do jenë të lidhur,

Ndaj ky sështë humor i hidhur!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›