Katër akuza të tjera ndaj Timoshenkos
Julia Timoshenko do të përballet me katër akuza të tjera. Këtë ka bërë të ditur avokati i saj Serhhyi Vlasenko. Akuat kanë të bëjnë me taksat dhe lidhjet me importimin e gazit.
Një gjykatë e Kievit dënoi Timoshenon me shtatë vite burg. Ajo është liderja kryesore e opozitës në vend dhe kjo gjë është konsideruar një sulm politik.
Timoshenko mund ti shpëtojë burgut nëse në parlament do të miratohet një ligj i cili i konsideron shkeljen e këtij lloji si kundërvajtjen ekonomike më të butë.
Vetë Tiumoshenko është shprehur se e gjitha kjo bëhet për të penalizuar atë për në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që dot mbahen vitin e ardhshëm.