E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitja e shtetësisë rrezikon lëvizjen pa viza

Share

Një plan i kryeministrit Sali Berisha për tu dhënë nënshtetësinë të huajve që investojnë 100 mijë euro në vend, mund të rrezikojë regjimin e lëvizjes pa viza në BE.

Ne duhet tu japim nënshtetësinë shqiptare të gjithë qytetarëve të huaj që investojnë më shumë se 100 mijë euro në Shqipëri, tha Berisha gjatë një takimi me kabinetin qeveritar të martën, duke bërë thirrje për një amendim të ligjit.

Megjithatë, një propozim i ngjashëm i Malit të Zi në vitin 2010, për të dhënë nënshtetësinë në këmbim të një investimi prej 500 mijë eurosh, u kundërshtua nga politikanët e BE me paralajmërimin se Podgorica mund të humbasë regjimin e lëvizjes së lirë.

Partitë e opozitës në Mal të Zi e kritikuan planin, duke thënë se vendi rrezikonte të bëhej një parajsë për kriminelët që kërkojnë pasaporta të reja. Aktualisht qeveria e Malit të Zi ka hequr dorë nga plani.

Lëvizja pa viza drejt BE hyri në fuqi me Shqipërinë më 15 dhjetor 2010, duke i lejuar qytetarët shqiptarë të udhëtojnë lehtësisht në zonën Shengen.

*Marrë nga Balkan Insight

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›