Protesta para selise se PS-se. Rama lejo opoziten ne Kuvend
Protestat zhvendosen ne dyert e selise se Partise Socialiste. Nje grup protestuesish, te Levizjes "Kurajo", protestuan dje para selise roze kunder vales se tubimeve te kesaj force politike, ne emer te votes se lire. Drejtuesit e kesaj force politike, akuzuan se protestat e PS-se, behen ne promemorie te ditelindjes se Stalinit, te cilen ata e quajten atin shpirteror te Kryetarit te PS-se, Edi Rama. Ata i bene thirrje kreut socialist, qe te debatoje ne rruge institucionale, ne Parlament. Menjehere pas ketyre protestave, ne emer te PS-se, zedhenesja Armela Imeraj, reagoi duke i kerkuar kryeministrit Sali Berisha, qe te mos guxoje te provokoje ne deren e shtepise se socialisteve. "Ne nuk kemi protestuar perpara shtepise se demokrateve por perpara kryeministrise se Shqiperise qe duhet te mbroje interesat e shqiptareve socialiste e demokrate dhe jo te nje familjeje ne pushtet", tha ajo. Sipas zedheneses, nese pinoku kryeminister, nuk i duron dot protestat perpara godines se kryeministrise kjo eshte nje arsye me shume qe te largohet bashke me kutite e mbyllura, ku mban peng integrimin tone ne Evrope. "Fati i Shqiperise s'mund te rrije me i varur ne hunden e gjate qe ka marre peng kryeministrine", tha Imeraj ne emer te PS-se, duke fajesuar kreun e qeverise per protestat e kryera nga Levizja Kurajo para selise roze. Sipas saj, kryeministri, Sali Berisha nuk mund ta fshehe deshtimin e tij duke sjelle pseudo-protestues tek oborri i shtepise se socialisteve, por do te jene socialistet dhe te gjithe shqiptaret qe do te protestojne para zyres se tij qe i la ne izolimin me te pafalshem.