E Diel, 1 Nëntor 2026

Shiu i dendur shkakton përmbytje në Durrës dhe Vlorë, vështirësi në qarkullim dhe probleme me energjinë

Reshjet intensive të shiut gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje në qytetet e Durrësit dhe Vlorës.

Në Durrës, disa nga rrugët kryesore janë përmbytur, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në zonat e ulëta.

Ekipet e emergjencës civile dhe zjarrfikëses janë në terren për të larguar ujin, ndërsa në disa zona ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Edhe në Vlorë, reshjet e shiut që zgjatën rreth 30 minuta kanë mjaftuar për të përmbytur disa rrugë të qytetit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›