E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkaku i një borxhi vret fqinjin me thikë

Një 47-vjeçar është vrarë sonte në rrethinat e Tiranës, pasi është goditur me thikë nga një fqinj i tij. Lajmin e bënë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave viktima është Artan Gjiza, i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagës së rëndë.

Ndërkaq, autori, sipas burimeve, është arrestuar dhe rezulton të jetë Gjet Ndreu, i cili banon fare pranë shtëpisë së viktimës në Paskuqan.

Burimet shtojnë më tej se nga hetimet paraprake dhe dëshmitë e para dyshohet që shkak i vrasjes të ketë qenë një borxh i vjetër që viktima e krimit ia kishte autorit.

Më herët gjatë ditës, një sulm me thikë në qytetin e Fierit përfundoi me plagosjen e Besnik Asllanit, i cili u godit disa herë nga bashkëshortja e tij Arlinda Asllani./Indeksonline/   

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›