E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkaqet e lirimit te Ilir Kumbaros

Zbulohen shkaqe te reja qe cuan ne mos-ekstradimin e Ilir Kumbaros nga Britania e Madhe.
Krahas vendimit te kolegjit penal te gjykates se larte qe pushoi masen e arrestit me burg, nje rol vendimtar ne vendimarrjen e dy gjykatesve britanike ka patur mosparaqitja nga perfaqesuesja e shtetit shqiptare te mases se re te arrestit me burg, kerkuar nga gjykata e krimeve te renda ne Tirane.Burime nga organi i akuzes ne Shqiperi thane se vendimi numer 154 i dates 15 Dhjetor 2009 i eshte derguar nepermjet kanaleve diplomatike drejtesise britanike.Por Top Channel ka mundur te zbuloje se ky vendim nuk ka mberritur ne Londer deri mesditen e se premtes kur u zhvillua seanca gjyqesore ne gjykaten e apelit “Royal Court of Justice”.Prokuroria britanike ka konfirmuar mosmarrjen e vendimit apo venies ne dijeni te nje vendimi te tille, qe do t’i kalonte me pas per ekzekutim departamentit te ekstradimeve ne “Home Office”.E gjithe kjo situate ka kapur te papergatitur ne sallen e gjykates se apelit perfaqesuesen e shtetit shqiptare ne kete proces Claire Dobin.Bllokimi i ekstradimit nga Ilir Kumbaro shenon fitoren e dyte per ate duke mbajtur firmen e gjykates se apelit ne Londer.Dhjete vjet me pare dy djemte e Ilir Kumbaros fituan lejen e qendrimit ne Britani nga kjo gjykate pasi sipas tyre ata kishin qene te persekutuar per lidhjet qe kishte patur familja e tyre me regjimin komunist.Nepermjet avokateve ata i kane argumentuar gjykates me 7 maj te vitit 1999 se familja e tyre ishte e kercenuar me vdekje, ishin rrahur disa here dhe si pasoje kishin patur nevoje per nderhyrje mjekesore, e gjitha kjo pasi babai ishte njeri prej zyrtareve te larte ne regjimin komunist.Si justifimin per te vazhduar qendrimin ne Angli, Endrit dhe Evin Kumbaro i paraqiten ate kohe, gjykates se apelit edhe faktet qe kishin te benin me zhdukjen e prinderve te tyre dhe mbajtjen nen survejim nga regjimi i Sali Berishes pasi ky regjim sipas tyre perdorte metoda survejimi ndaj kundershtareve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›