Spanja me qëndrim neutral ndaj Kosovës

Spanja do të mbajë qëndrim neutral ndaj Kosovë gjatë kryesimit të presidencës së radhës të Bashkimit Evropian.
Qëndrimi i Madridit zyrtar është paraqitur nga ministri i Jashtëm, Miguel Angel Moratinos, i cili prezantoi ne Bruksel prioritetet e Spanjës, pasi të marrë presidencën e BE-së, më 1 janar të 2010-ës.
Moratinos ka theksuar se pavarësisht mosnjohjes së pavarësisë, Spanja do të mbajë qëndrim konstruktiv ndaj Kosovës.
“Spanja do të jete neutrale ndaj çështjes së statusit të Kosovës, megjithatë ne do të jemi jashtëzakonisht pozitivë dhe do të angazhohemi për përforcimin e pranisë evropiane në këtë vend”, ka pohuar Moratinos.
Moratinos "harron" Shqipërinë
Ministri i Jashtëm, Miguel Angel Moratinos, prezantoi në Bruksel, prioritetet e presidencës spanjolle që do të drejtojë Bashkimin Europian nga 1 janari deri më 31 qershor 2010.
Vendi që nuk ka njohur ende pavarësinë e Kosovës dhe që mbështeti iniciativën e Greqisë për të shtyrë datën për çeljen e negociatave te anëtarësimit me Maqedoninë rendit në vend të katërt të prioriteteve, zgjerimin.
Ministri Moratinos përfshiu Kroacine ne një bllok me Islandën e Turqinë e me pas foli per Ballkanin duke nisur me Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë, harroi Shqipërinë, por u kujtua për Bosnjën.
"Ne kuadrin e fqinjëve që dëshirojnë te integrohen në BE kemi Ballkanin, ku disa vende jane me afer procesit te anetaresimit. Keshtu, sapo te zgjidhet ceshtja e emrit te Maqedonise, ne shpresojme qe do te mund t'i pershpejtojme hapat e antaresimit me kete vend, po keshtu me Malin e Zi, apo te pranojme kandidaturat e vendeve te tjera te rajonit ne menyre qe te jepet nje perspektive e qarte europiane e te sigurojme stabilitetin perfundimisht ne kete zone. Ne e njohim pozicionin e Bosnjes dhe do t'i japim karakter prioritar", u shpreh ministri spanjoll per Punet e Jashtme dhe Bashkepunimin, Moratinos.
I sapo nderuar me titullin 'Qytetar i Beogradit', javen e kaluar, ministri Moratinos, sqaroi gjate konferences per shtyp se presidenca spanjolle do te mirepriste aplikimin e Serbise per statusin kandidat. (TCH)