Shkarkimi, Alibeaj: Spahiu nesër të paraqitet para komisionit
09/02/2012 Më 13 shkurt komisioni hetimor miraton raportin për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së
Komisioni parlamentar hetimor për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së i jep kohë Kreshnik Spahiut që deri ditën e nesërme të paraqitet para deputetëve të komisionit për t’iu përgjigjur akuzave të ngritura ndaj tij. Në mbledhjen e djeshme komisioni caktoi 13 shkurtin si datën e fundit për miratimin e raportit përfundimtar të hetimeve parlamentare të bëra nga komisioni. Kreu i komisionit, Enkelejd Alibeaj, tha se janë marrë përgjigje dhe fakte nga shumë institucione, ndërsa vetë institucioni i KLD-së nuk ka dhënë ende përgjigje për ato që i janë kërkuar. “Në lidhje me hyrje-daljet rezulton se zoti Spahiu ka 39 hyrje-dalje jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për periudhën që ne kemi kërkuar të dimë. I kemin dërguar shkresë, siç është thënë edhe në mbledhjen e kaluar, dhe vetë Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Këtij institucioni i është kërkuar një informacion mbi mënyrën dhe atë çfarë është diskutuar në mbledhjet e KLD-së, frekuenca e këtyre mbledhjeve, pjesëmarrja si dhe çfarë është diskutuar në këto mbledhje. Kjo shkresë është nisur nga komisioni hetimor me numër 343, ka mbërritur në KLD më datën 2 shkurt ora 13:47, i është lënë afat deri më datën 6 shkurt dhe nuk ka ardhur përgjigje nga KLD-ja për të gjitha këto informacione”, – tha Alibeaj. Dhe për të gjitha këto arsye kreu i komisionit hetimor kërkon nga zëvendëskryetari i KLD-së të dijë nëse ka ndonjë arsye të justifikuar apo jo nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili drejtohet nga zoti Spahiu. “Nuk di të them nëse kjo është një neglizhencë apo një karshillëk që i bëhet veprimtarisë së Kuvendit. Për t’i dalë përpara i kemi dërguar shkresë edhe thesarit të shtetit për të parë se si ka qenë mënyra dhe cilësia e aspektit financiar në këtij institucioni”, – u shpreh dje Enkelejd Alibeaj, kryetar i komisionit hetimor të ngritur nga Kuvendi për shkarkimin nga detyra nënkryetarin e KLD-së Kreshnik Spahiun. Ky i fundit akuzohet nga maxhoranca për devijim nga funksioni kushtetues duke u angazhuar në politikë, si dhe abuzim me detyrën me largime afatgjata. Në përfundim komisioni i dha një afat të dytë drejtuesit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Spahiu për t’u paraqitur të premten (nesër) më 10 shkurt në seancë dëgjimore para komisionit parlamentar.
Reagon Spahiu: Nuk kam shkelur detyrën
Në konferencën e djeshme për shtyp menjëherë pas mbylljes së punimeve të komisionit hetimor ndaj tij, nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, theksoi: “KLD-ja, si çdo institucion tjetër, është i hapur që në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë t’i japë informacion çdo qytetari në bazë të ligjit. Dera e KLD-së është e hapur, por ka një radhë në praktikën e institucioneve shqiptare. Ftoj publikun dhe medien të informojnë dhe publikojnë hyrje-daljet e çdo ministri dhe zyrtari të lartë të shtetit shqiptar për të parë në referencë krahasuese hyrje-daljet e çdokujt dhe qëllimet e këtyre hyrje-daljeve. Aleanca është krijuar 10 muaj më parë, jo 3 vjet më parë.”