Shkarkimi i 48 mësuesve në Kamëz, prokuroria nis hetimet
TIRANË- Emërimi dhe shkarkimi brenda tre muajve i 48 mësuesve në shkollat e Kamzës, është bërë objekt hetimi në Prokurorinë e Tiranës.
Burime zyrtare pranë institucionit të akuzës, bënë të ditur se kanë nisur një hetim për drejtorinë Arsimore Rajonale Kamzë, ish-drejtori i së cilës, Hamdi Doçi u shkarkua pak ditë më parë, pasi kishte bërë emërimet e mësuesve mbi numrin e përcaktuar nga organika e miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Financës.
Dyshimet e forta se mësuesit janë transferuar nga rrethe të ndryshme drejt Kamzës, duke paguar ryshfet, po verifikohen nga hetuesit e Task-Forcës.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(ma.ar/BalkanWeb)