Historianët të rishkruajnë historinë jashtë ndikimit të ideologjisë

Kryeministri Berisha përshëndet Konferencën për Ditën e Albanologjisë
Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se kombi shqiptar ka pasur problem raportin me të vërtetën. Duke folur në një konferencë të organizuar për ditën e albanologjisë, kryministri Berisha ka vlerësuar punën e albanologëve shqiptare për konsolidimin e të vertetave e mëdha të këtij kombi të cilat sipas tij janë të lidhura me identietin e tij, me të vërtetën. “Në të gjithë historinë tonë, kombi ynë ka pasur një problem madhor dhe ky ka qënë raporti i tij me të vërtetën. Ne duhet t’i shohim gjërat me sensin e realizmit. Një komb i lirë e ndërton këtë raport gjithnjë më të saktë me të vërtetën. Një komb i shtypur nuk e ndërton dot atë”- tha Berisha. Kreu i qeverisë ka kërkuar mbrojtje të gjuhës shqipe dhe një vend qëndror në gjithë programet shkollore. Sipas tij qeveria do të mbështesë albanologët për studimet e mëtejshme, në mënyrë që shqipja të vihet në piedestalin që i takon. “Gjuha s’mund të injorojë se për arsye të ndryshme njohu vështirësitë e saj. Ishin të mëdhenj ata burra që me një përballje shkencore u përpoqën ta zhvillonin dhe konsolidonin atë në një hulli natyrale, por përpjekja për ta zhveshur gjuhën nga ajo pjesë e saj që ishte ligjëruar në shekuj, që ishte liturgjia ishte një përpjekje e bazuar në doktrinën staliniste”- theksoi kryeministri Berisha.
Gjithashtu Berisha u ka kërkuar historianëve të rishkruajnë historinë, jashtë ideologjisë që të dalin në shesh të vërtetat e mëdha të kombit. “Viktima e parë e një filozofie të tillë është historia. Më fatkeq se ne nuk ka pasur popull. Unë kam qenë aposionant i i historisë, por mund të them se nuk e njoha kurrë historinë e vendit tim se ajo ishte e deformuar. Në Kosovë armiku përball dhe historia shkruahej sic kur ke përballë pushtuesin. Le ta shndërrojmë këtë 100 vjetor me nxjerrjen në shesh e të vërteave të mëdha. Ju keni një shans histroik ta shkuarni atë në bazën e të vërtetëve dhe ta intepretoni atë jashtë ideologjive pushtuese. Le ta shndërrrojnë 100-vjetorin në një proces të tërë të një vlerësimi objektiv të udhës sonë nga lidhja e Prizrenit deri më sot”- ka shtuar më tej Berisha.