Tragjedia, në gjendje të rëndë një polumbar

Polumbari që ka gjetur trupin e pajetë të të riut nga Lushnja, Ndricim Myftari, në thellësitë e ujëravë të Butrintit është në gjendje të rëndë shendëtësore.
Polumbari Sulejman Rama sillet me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës pasi ka pësuar trauma nga presioni i ujit.
Trupi i Myftarit u gjet pas disa ditë kërkimesh, ndërsa ekipet e polumbarëve prej së dielës kanë kryer operacione të vazhdueshme në kërkim të viktimave të tragjedisë.