E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohen nga detyra kryetari i komunës Rrethina dhe kryetari i komunës Lenie

Këshilli i Ministrave miratoi sot, shkarkimin nga detyra të kryetarit të komunës Rrethina, Kleves Muja dhe të kryetarit të komunës Lenie, Astrit Bici.

Propozimi për shkarkimin nga detyra të kryetari të komunës Rrethina, Kleves Muja është bërë me propozim të ministrit të Brendshëm, bazuar në dokumentacionin e Policisë së Shtetit për pjesëmarrje të tij në grupe të organizuara kriminale të drogës në Itali dhe kërkesës që pala shqiptare ka marrë për ekstradimin e tij nga autoritetet e drejtësisë së këtij shteti.

Propozimi për shkarkimin e kryetarit të komunës Lenie, Astrit Bici është bërë gjithashtu nga ministri i Brendshëm, bazuar në raportin e Kontrollit të lartë të Shtetit, në të cilin janë evidentuar shkelje të rënda të ligjit në veprimtarinë e tij si kryetar komune.  


25/07/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›