Shkarkohet drejtori i bizneseve VIP, Hasan Zaçe
Jo më larg se të premten pasdite Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra të drejtorit të bizneseve VIP pranë kësaj dege. Kështu mësohet se drejtori Hasan Zaçe do të zëvendësohet nga Jovan Cano. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Artur Papajani është shprehur se largimi nga puna i Hasan Zaçes nuk ka të bëjë me asnjë shkelje ligjore apo shmangie të detyrës, por vetëm me qëllim rritjen e performancës dhe arritjet e rezulateve sa më të larta në realizimin e të ardhurave fiskale.
Herë pas here dega e tatimeve në Shqipëri ka hasur në moderime të ndryshme të administratës së punonjësve. Gjatë fundit të janarit të këtij viti vetë drejtori i kësaj dege, Arben Sefgjini u shkarkua duke u pasuar nga ai aktual Artur Papajani. Kritakat të cilat i janë bërë për një periudhë të gjatë degës së Tatimeve, kanë të bëjnë më tepër me evazionin fiskal, korrupsionin dhe punën jo të mirë në drejtim të shërbimit ndaj biznesit.