E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISSH, informaliteti problem në pagesën e sigurimeve

Problemi i informalitetit në pagesën e sigurimeve shoqërore të punonjësve mbetet më aktuali për këto kohë, por megjithatë kontributi i sigurimeve për këtë vit në krahasim me të njëjtën periudhë të 2008-ës është rritur me 11%, shprehet drejtori i kontributeve pranë ISSH-së, Naim Balluku. Edhe pse Instituti i Sigurimeve Shoqërore është përpjekur që luftojë këtë fenomen, kontrollin dhe marrjen e masave në lidhje me këtë i ka dega e tatimeve vazhdon më tej ai.
Probleme të tjera që hasen në këtë institut kanë të bëjnë me punonjësit të cilët duhet të plotësojnë vitet e punës.
Ndërkaq që pranë ISSH-së ka raste të shpeshta me qytetarë të cilët kanë humbur librezën e cila vërteton vitet e punës, në lidhje me këtë Naim Balluku tha se të gjithë ata kanë mundësi që të marrin vitet e punës në degën përkatëse të ISSH në rrethin që kanë punuar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›