E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikin emigrantët, dobësohet leku

Largimi një pjese të emigrantëve nga Shqipëria ka sjellë edhe dobësimin e monedhës kombëtare në tregun e këmbimit valutor. Kështu leku po të krahasohet më një javë më parë ka rënë disa pikë përballë monedhës së përbashkët europiane, por edhe ndaj paundit britanik. Ndërkaq që dollari amerikan është forcuar në tregun vendas, por jo sa monedha europiane. Leku ka pësuar luhatje të shpeshta gjatë gjithë sezonit veror, por sipas specilaistëve kjo paqendrueshmëri më tepër është karakterizuar nga lëvizjet që kanë ndodhur në kërkesën dhe ofertën që ka patur tregu për të.
Edhe pse muajt e verës kanë zbutur disi dobësimin e monedhës vendase në kursin e këmbimit, përsëri nëse krahasohet me një vit më parë ajo është zhvlerësuar me 6.6 pikë përqindje përballë shportës së monedhave me të cilat paguhen importet, por përsëri sipas një raporti të nxjerrë nga Banka e Shqipërisë është konstatuar një ulje e remitancave në nivelet 8% ku një ndër shkaqet kryesore për këtë janë efektet e krizës globale.
Për këtë fundjavë në tregun e këmbimit valutor një euro blihet me 132.5 dhe shitet me 133 lekë. Një ndër monedhat e cila pësoi një dobësim të ndjeshëm në kursin e këmbimit gjatë sezonit të verës ishte ajo amerikane e cila sot blihet me 92.8 dhe shitet me 93.3, ndërsa paundi britanik blihet me 151.7 dhe shitet me 152.2 lekë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›