Shkarkohet ministri i Mbrojtjes së Suedisë Sten Tolgfors
SUEDI - Ministri suedez i Mbrojtjes, Sten Tolgfors, dha dje dorëheqje, pas kritikave të ashpra ndaj planit të tij të fshehtë për ndërtimin e një fabrike të armatimit në Arabinë Saudite, gjë që u bë publik në media.
Megjithëse e konfirmoi dorëheqjen, zëdhënësja e kryeministrit të Suedisë, Roberta Alenius, refuzoi dje të fliste me detaje lidhur me shkaqet e dorëheqjes së ministrit Tolgfors. Ndryshe, ministri Togfors u gjend në ballë të kritikave të ashpra, kur radioja publike suedeze, duke bërë të njohura dokumente konfidenciale, publikoi lajmin se agjencitë ushtarake suedeze po negocionin një marrëveshje të fshehtë me Arabinë Saudite, me qëllim që shtetit arab t’i ndihmonin në ndërtimin e një fabrike për modifikimin e armatimit anti-tankist.
Suedia nuk ndalon eksportin e armatimit në Arabinë Saudite, mirëpo raporti i publikuar sugjeron se marrëveshja me sauditët ishte bërë në atë mënyrë që të shmangej çfarëdo debati publik për të.
(er.nu/BalkanWeb)