Raportuesit e KiE, mision faktmbledhës në Tiranë për 12 prioritetet
TIRANE - Raportues të KiE, dy bashkë raportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për monitorimin e detyrimeve dhe angazhimeve nga Shqipëria, pritet të kryejnë një vizitë faktmbledhëse në Tiranë nga 2-4 prilli.
Sipas një njoftimi për shtyp të zyrës së KiE-së në vendin tonë misioni i tyre do përqendrohet kryesisht në reformat elektorale dhe parlamentare, në luftën kundër korrupsionit, zhvillimet në lidhje me zgjedhjet e ardhshme presidenciale, si dhe në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit 2011.
PLANI I VEPRIMIT
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu dorëzoi dje në Bruksel, planin e rishikuar të veprimit, i cili ka dhe firmën e opozitës, i angazhuar përmes Komisionit Parlamentar të Integrimit të kryesuar prej saj. Bregu po
zhvillon një vizitë 2-ditore në Bruksel, gjatë së cilës zhvilloi takime me Komisionerin për Zgjerimin Stefan Fyle, me Presidentin e Delegacionit
të Parlamentit Europian për Europën Juglindore Eduard Kukan, Eurodeputetin Libor Roucek, kryetar i Grupit të Punës të Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor, Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë Nicholaos Choundis, si dhe eurodeputetë të tjerë.
Ministrja i njohu eurodeputetët me ecurinë e procesit të reformave në Shqipëri, veçanërisht në kuadër të përmbushjes së 12 prioriteteve kyçe të Opinionit të Komisionit Europian, nën orientimin e Planit të Veprimit të hartuar për këtë qëllim.
Komisioneri Fyle vlerësoi mënyrën gjithëpërfshirëse në procesin e rishikimit të Planit te Veprimit, si dhe faktin që në këtë dokument, janë reflektuar të gjitha rekomandimet e Komisionit Europian.
(er.nu/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera Bruksel, Ministrja e Integrimit dorëzon Planin e Veprimit