E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, mbante peng nënën, kapet përdoruesi i drogës

GJIROKASTËR - Një përdorues droge, i cili dhunonte nënën e tij nga frika se mos e denonconte në polici, u arrestua mesditën e djeshme nga policia e Gjirokastrës.

Mësohet se 26-vjeçari Thanas Proko nga fshati Llongo ka hyrë forcërisht në ambientet e Komunës së Dropullit dhe ka nisur të thyejë dhe të përplasë pajisjet e zyrave. Sipas policisë, Proko prej kohësh mbante të mbyllur në banesë nënën e tij nga frika se ajo e denonconte. Ai kishte shkuar në komunë, pasi kishte mësuar se nëna e tij po ankohej tek kryetari.

Ndërsa ka nisur të bëhej i dhunshëm, komunarët kanë sinjalizuar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka vënë në pranga 26- vjeçarin. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Thanas Prokos i është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2 kg marijuanë që e kishte fshehur në një çantë shkolle.

I riu akuzohet për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” si dhe “shkatërrim të pronës publike”.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›