E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkatërrohen dy organizata kriminale shqiptare, 43 të arrestuar

Policia italiane shkatërruar dy organizata kriminale shqiptare që merreshin me trafik ndërkombëtar droge, grabitje dhe rrëmbim personi.

Mediat italiane shkruajnë sot se, 43 persona janë vënë në pranga në shtetin fqinj, Itali. Aksioni i policisë është kryer gjatë natës së kaluar nga karabinierët italianë në 6 rajone të vendit, Piemonte, Lacio, Lombardi, Umbria, Toskana e Veneto, transmeton Noa.

Policia italiane zbulon se veprimet e dy organizatave ndërmerreshin dhe koordinoheshin përmes internetit, kryesisht përmes rrjetit social facebook.

Krerët e këtyre dy organizatave siguronin me mbështetje logjistike korrierët e tyre dhe u ofronin asistencë ligjore vartësve të arrestuar. Po sipas mediave italine, të ardhurat e siguruara nga narkotrafikantët investoheshin në tregun e pasurive të paluajtshme, me qindra mijëra euro, në Shqipëri, dhe në disa zona në Itali si në Toscana dhe Piemonte./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›