E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon projektligji për amnistinë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar projektligjin për amnistinë duke hequr nenin 3.

Zëvëndëskryeministri Hajredin Kuçi, tha se Ligji për amnisti nuk kaloi dje dhe është e natyrshme sot ta riprocedojmë me ndryshime.

Kuçi deklaroi se kjo është arritur në harmoni me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Dje në seancën e Kuvendit me 70 vota për, 21 kundër dhe 2 abstenime nuk ka arritur të kaloj në lexim të parë ky projektligj, pasi që janë dashur 2/3 e votave të deputetëve.

Kurse gjatë debatit një pjesë e deputetëve kanë kërkuar heqjen e nenit 3 nga ky projektligj./Indeksonline/

Neni 3
Kushtet për dhënien e amnistisë nga vuajtja e dënimit

1. Të gjithë kryesit e veprave penale në vijim, të kryera deri më 20 qershor 2013, përfshirë edhe personat kundër të cilëve akoma nuk është ngritur aktakuzë apo kundër të cilëve nuk ka filluar ndjekja penale, personat të cilët në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji gjenden në mbajtje të dënimit me burgim në Republikën e Kosovës apo ende nuk kanë filluar mbajtjen e dënimit me burgim ose për mbajtjen e atij dënimi janë transferuar jashtë Republikës së Kosovës, e të cilët me vendim të formës së prerë janë dënuar për vepra penale të parapara me ligjet e Republikës së Kosovës për këto vepra penale, lirohen nga ekzekutimi 20% i dënimit të shqiptuar me burgim:

1.1. veprat penale sipas Kodit Penal të Kosovës (Rregullore e UNMIK-ut 2003/25, datë 6 korrik 2003, Gazeta zyrtare e Kosovës nr. 2003/25) dhe Rregullores së UNMIK-ut nr. 2004/19 mbi ndryshimin e Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, në vijim:

1.1.1 vrasja e kryer në gjendje të afektit mendor (neni 148);
1.1.2 vrasja nga pakujdesia (neni 149);
1.1.3 vrasja e foshnjeve gjatë lindjes (neni 150);
1.1.4 lëndimi i lehtë trupor (neni 153);
1.1.5 pjesëmarrja në rrahje (neni 155);
1.1.6 shtrëngimi (neni 160);
1.1.7 kanosja (neni 161);
1.1.8 keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrave (neni 164);
1.1.9 cënimi i paprekshmërisë së banesave (neni 166);
1.1.10 kontrollimi i kundërligjshëm (neni 167);
1.1.11 parandalimi ose pengimi i tubimit publik (neni 173);
1.1.12 parandalimi i ushtrimit të së drejtës për shfrytëzim të mjeteve juridike (neni 174);
1.1.13 parandalimi i shtypjes ose i shpërndarjes së materialeve të shtypura (neni 175);
1.1.14 cenimi i të drejtave nga marrëdhëniet e punës (neni 182);
1.1.15 cenimi i të drejtave të punësimit apo papunësisë (neni 183);
1.1.16 cenimi i të drejtave të punëtorëve në pjesëmarrjen në qeverisje (neni 184);

1.1.17 cenimi i të drejtave nga sigurimi social (neni185);
1.1.18 rrezikimi i sigurisë në punë (neni 186);

1.1.19 fyerja (neni 187);
1.1.20 shpifja (neni 188);
1.1.21 zbulimi i rrethanave personale dhe familjare (neni 189);
1.1.22 vjedhja (neni 252)
1.1.23 kontraktimi i përfitimit joproporcional (neni 270);
1.1.24 prodhimi, shitja dhe vënia në qarkullim e materieve të dëmshme për mjekimin e shtazëve (neni 279);
1.1.25 dhënia e ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme (neni 280);
1.1.26 mosrespektimi i urdhrave për luftimin e sëmundjeve të shtazëve dhe të bimëve (neni 281);
1.1.27 gjuetia e kundërligjshme (neni 286);
1.1.28 shitja ose nxjerrja jashtë Kosovës e trofeve të kafshëve të egra (neni 287);
1.1.29 peshkimi i kundërligjshëm (neni 288);
1.1.30 mosevitimi i rrezikut (neni 296);

1.1.31 mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësitë e trafikut publik (neni 301);
1.1.32 keqpërdorimi i sinjaleve të telekomunikacionit (neni 302);
1.1.33 lajmërimet e rrejshme (neni 306);
1.1.34 shkelja e fshehtësisë së procedurës (neni 311);
1.1.35 rebelimi i personave të privuar nga liria (neni 312);
1.1.36 mundësimi i kundërligjshëm i ushtrimit të profesionit, aktivitetit ose detyrës (neni 315);
1.1.37 mospjesëmarrja në mënjanimin e rrezikut të përgjithshëm (neni 321);
1.1.38 heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave (neni 322);
1.1.39 marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare ose i shkresave zyrtare (neni 323);

1.1.40 asgjësimi apo fshehja e materialit arkivor (neni 324);
1.1.41 prezentimi i rremë (neni 325);
1.1.42 ushtrimi arbitrar i të drejtave (neni 326);
1.1.43 mosrespektimi i kushteve të lejes për mbajtjen e autorizuar të armëve (neni 329);
1.1.44 keqpërdorimi i shenjave të rrezikut dhe të fatkeqësive (neni 331);
1.1.45 dhënia e kundërligjshme e ndihmës juridike (neni 336).

1.2. veprat penale të Ligjit Penal të KSAK G. Zyrtare nr. 20/77 lidhur me Rregulloret e UNMIK-ut nr. 1999/24 dhe 2000/59 për ligjin në fuqi në Kosovë, në vijim:

1.2.1 Vrasja e çastit (neni 33);
1.2.2 Vrasja nga pakujdesia (neni 34);
1.2.3 Vjedhja (neni 134);
1.2.4 Vepra e vjedhjes, e shpërdorimit ose e mashtrimit të imtë (neni 142);

1.2.5 Kontraktimi i përfitimit pasuror joproporcional (neni 151);
1.2.6 Mosmënjanimi i rrezikut (neni 163);
1.2.7 Rrezikimi i komunikacionit (neni 165);
1.2.8 Veprat e rënda kundër sigurisë së komunikacionit (neni 171);
1.2.9 Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë (neni 205).

1.3 veprat penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës nr. 19/13 Korrik 2012) dhe atë:

1.3.1 vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore (neni 180);
1.3.2 vrasja nga pakujdesia (neni 181);
1.3.3 vrasja e foshnjeve gjatë lindjes (neni 182);
1.3.4 kanosja (neni 185);
1.3.5 ngacmimi (neni 186);
1.3.6 sulmi (neni 187);
1.3.7 lëndimi i lehtë trupor (neni 188);
1.3.8 pjesëmarrja në rrahje (neni 190);
1.3.9 shtrëngimi (neni 195);
1.3.10 keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike (neni 198);
1.3.11 cënimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve (neni 200);
1.3.12 kontrollimi i kundërligjshëm (neni 201);
1.3.13 cënimi i të drejtave në marrëdhëniet e punës (neni 221);
1.3.14 cënimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë (neni 222);
1.3.15 cënimi i të drejtës në menaxhim (neni 223);
1.3.16 cënimi i të drejtës në grevë (neni 224);

1.3.17 keqpërdorimi i të drejtës në grevë (neni 225);
1.3.18 cënimi i të drejtave nga sigurimi social (neni 226);
1.3.19 keqpërdorimi i të drejtave nga sigurimi social (neni 227);
1.3.20 mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë (neni 256);
1.3.21 dhënia ose përdorimi i çertifikatës së rreme të mjekut apo të veterinarit (neni 269);
1.3.22 shërbimi me pije alkoolike i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet (neni 272);
1.3.23 vjedhja e shërbimeve komunale (neni 320);
1.3.24 lidhja e paautorizuar në shërbime (neni 321);
1.3.25 lejimi i lidhjes së paautorizuar në shërbime (neni 322);
1.3.26 ndryshimi i njehësorit të shërbimeve (neni 323);
1.3.27 lejimi i njehsorëve të ndryshuar të shërbimeve (neni 324);
1.3.28 vjedhja (neni 325);
1.3.29 vjedhja e sherbimeve (neni 326);
1.3.30 marrja në posedim e pasurisë së luajtshme (neni 331);
1.3.31 uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme (neni 332);
1.3.32 keqpërdorimi i sigurimit (neni 338);
1.3.33 dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër (neni 344);
1.3.34 blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale (neni 345);
1.3.35 prodhimi, shitja dhe vënia në qarkullim e materieve të dëmshme për mjekimin e shtazëve (neni 351);
1.3.36 dhënia e ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme (neni 352);
1.3.37 ushtrimi i kundërligjshëm i shërbimeve veterinere (neni 353);
1.3.38 gjuetia e kundërligjshme (neni 359);
1.3.39 shitja ose nxjerrja e trofeve të kafshëve të egra jashtë Republikës së Kosovës (neni 360);
1.3.40 shitja ose nxjerrja e të mirave natyrore, bimëve ose kafshëve posaçërisht të mbrojtura jashtë republikës së kosovës (neni 361);
1.3.41 peshkimi i kundërligjshëm (neni 362);
1.3.42 mos evitimi i rrezikut (neni 370);

1.3.43 keqpërdorimi i sinjalit të fatkeqësisë apo të rrezikut (neni 371);
1.3.44 mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik (neni 382);
1.3.45 mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik (neni 383);
1.3.46 moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale (neni 385);
1.3.47 moslajmërimi i personit të akuzuar nga tribunali ndërkombëtar penal (neni 387);
1.3.48 lajmërimi apo kallëzimi i rremë (neni 390);
1.3.49 mospërfillja e gjykatës (neni 401);
1.3.50 mospjesëmarrja në mënjanimin e rrezikut të përgjithshëm (neni 413);
1.3.51 heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave (neni 414);
1.3.52 marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare ose i shkresave zyrtare (neni 415);
1.3.53 asgjësimi apo fshehja e materialit arkivor (neni 416);
1.3.54 prezentimi i rremë si person zyrtar (neni 417);
1.3.55 vetëgjyqësia (neni 418).

2. Personat nga paragrafi 1 i këtij neni të cilët për herë të parë në formën e prerë janë dënuar me dënim me burg deri në (3) tre muaj lirohen në tërësi nga ekzekutimi i dënimit me burg.

3. Personat nga paragrafi 1 i këtij neni të cilët për herë të parë në formën e prerë janë të dënuar me dënim me burg prej (3) tre deri në (6) gjashtë muaj lirohen nga ekzekutimi 50% nga dënimi i shqiptuar me burgim.

4. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, personat të cilët në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë mbushur moshën 65 vjeçare, lirohen nga ekzekutimi 25% i dënimit të shqiptuar me burgim.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›