Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve, kapen 1 ton e 631 kg drogë, tre në pranga
Vlorë- Një sasi prej një ton dhe 631 kg dorgë janë sekuestruar ditën e sotme nga Policia e Vlorës.
Strukturat e uniformave blu kanë finalizuar kështu një operacion 1-vjeçar të koduar Laguna ku si rezultat i të cilit u shkatërrua një grup kriminal me tendencë trafikimin e narkotikëve, anëtarë të të cilit ishin shtetasve: Bexhet Selam Alliaj, vjec 43, i arrestuar disa herë për disa krime të rënda; Dritant Marko Kaçani, 42 vjeç; Shpëtim Novrus Shehu, 22 vjeç.
Sasia e sekuestruar e lëndës narkotike arrinte vlerën e 10 milionë Euro-ve.
Ndalimi i këtyre shtetasve u krye pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në harkun kohor të një viti ka rezultuar se këta persona kanë qënë të përfshirë drejtpërsëdrejti në një aktivitet kriminal me tendencë trafikimin e narkotikëve nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Në disa raste këta shtetas kanë tentuar të trafikojnë sasi të mëdha marijuane në drejtim të Italisë të cilat janë kapur dhe sekuestruar nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa në Itali këtij grupi i janë sekuestruar edhe 4 ngarkesa të tjera me sasi të konsiderueshme marijuane.