Nishani: Qytetarët të denoncojnë online, jo tolerancë zvarritjes së gjyqeve
Tiranë- Presidenti i Republikës njëherësh edhe kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka njoftuar se do të ngrihet portali online ku do të jepet mundësi qytetarëve të denoncojnë ankesat që ata kanë.
Sipas tij, janë të patolerueshme zvarritjet që iu bëhen proceseve gjyqësore.
Çdo ankesë në mënyrë online e publike do të ndiqet me vëmendje dhe përgjegjësi maximale e do jënë zëra dhe axhendë prioritare e puëns së Inspektioriatit të Lartë me bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe institucioneve të tjera,- tha Nishani.
Ndërsa theksoi se do të ketë penalizime të ashpra për të gjithë ata që abuzojnë me detyrën, Nishani garantoi mbështetje për gjyqtarët, për të cilët shprehu konsiderata të larta. Ndërhyrjet e bëra në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, kreu i KLD-së i cilësoi si një mënryrë për të ngushtuar abuzimet e bëra nga gjyqtarët apo prokurorët.
Ne jemi të bindur se sistemi ynë i gjyqësorit dominohet nga njerëz me integritet të lartë, profesionalistë që kanë nevojë për mbështetje dhe inkurajim. Por ndërhyrjet në Kodin Penal dhe në Kodin e Procedurës Penale janë një hap për të ngushtuar maksimalisht abuzimet e bëra nga gjyqtarë apo prokurorë. Mbështesim punën e gjyqtarëve tanë, inkurajojmë profesionalizmin, nxisim integritetin, dhe nga ana tjetër do jemi qenë monitorues të kujdesshëm, gjykues të drejtë dhe penalizues të ashpër kur të vëmë re vendime në kundërshtim me ligjin, që cënojnë qytetarët, pavarësisht motiveve që i shtyjnë këta gjyqtarë të marrin këto vendime, tha kreu i KLD-së.
Në fillim të mbledhjes, KLD-ja shqyrtoi dhe miratoi edhe ligjshmërinë e mandatit të dhënë nga Kuvendi, anëtarit të ri të Gjykatës së Lartë, zotit Lulzim Leçaj.