E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i Arben Frrokut: Babai del më 30 maj nga burgu

Prokuroria: Frroku, i implikuar në vrasjen e Dritan Lamajt. Djali i biznesmenit: Policia sajon fakte, bëj apel për drejtësi.

Nga Arta AGOLLI

frroku-policia-greqiDjali i Arben Frrokut, ka deklaruar në një bisedë telefonike për Tirana Observer se qëndrimi i babait të tij në burgun grek është i padrejtë dhe policia shqiptare është duke sajuar akuza dhe prova të pavërteta për vrasjen e Dritan Lamajt. Babai im ska lidhje me vrasjen, dhe ju bëj me dije se në fund të muajit ai do dalë nga burgu e do provojë pafajësinë e tij për të gjitha akuzat e padrejta që i janë bërë, i bëj apel drejtësisë dhe policisë shqiptare të ri shohë provat, dhe mos të sajojë fakte të kota le të gjejë vrasësin e vërtetë pasi im atë nuk ka lidhje me këtë ngjarje. Babai im nuk ka lidhje me atë vrasje, dhe këtë do ta dëshmojë sapo të dalë nga burgu, kjo ka qenë deklarata e Grand Frrokut. Ndër të tjera ai reagoi kundër deklaratave të bëra nga Prokuroria e Përgjithshme ditën e djeshme se janë gjetur prova të reja që fajësojnë Arben Frrokun.
Apeli
Prokuroria nuk ka asnjë lloj prove, por gjithçka është lojë dhe sajesë në dëm të babait tim, ndaj për këtë familjarisht i bëjmë një apel ministrisë së Drejtësisë që të marrë masa ndaj prokurorëve që abuzojnë me emrin e babait tim, sqaroi përveç të tjerash 22 vjeçari Grand Frroku, djali i vetëm i biznesmenit nga Kombinati. Arben Frroku është personi i vetëm i dyshuar si ekzekutori i komisarit të policisë së komisariatit nr 6, Dritan Lamaj, por edhe pse është përfolur shumë për këto dyshime nga prokuroria shqiptare ende po vonohet ekstradimi i Frrokut.
Provat e Prokurorisë
Burime nga Prokuroria e Tiranës kanë bërë me dije ditën e djeshme se janë gjetur prova që përfshijnë Arben Frrokun, në vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Nga prokuroria bëhet me dije se janë gjetur prova shkencore që implikojnë biznesmenin Frroku në vrasjen e Lamajt. Dyshojmë për gjurmë gishtash dhe fije floku, bëjnë me dije burimet e Prokurorisë. Sipas këtyre burimeve dyshohet se prova është gjetur në makinën e vrasësve, çka tregon se Arben Frroku ka qenë në këtë makinë dhe i ka njohur këta persona. Dyshohet se prova mund të jetë një fije floku ose shenja gishtash. Po sipas të njëjtave burime, pritet që provat ti nënshtrohen analizave shkencore. Ndërkohë që Frroku i arrestuar në Selanik të Greqisë, me akuzën e vrasjes së kryekomisarit, pritet të paraqitet para Gjykatës së Lartë në Athinë, në datën 30 maj 2013.

24 shkurt 2013
Në këtë datë Arben Frroku u arrestua në një hotel në Selanik, ndërsa në 4 prill u zhvillua në Gjykatën e Selanikut seanca gjyqësore, që vendosi ekstradimin e tij, vendim që u apelua që në sallë nga pala mbrojtëse dhe çështja u dërgua për shqyrtim në gjykatën e Lartë në Athinë.

Avokati i Arben Frrokut: Nuk ka asnjë provë shkencore
Menjëherë pas lajmit të bërë me dije nga burime pranë Prokurorisë së Tiranës, se ka prova që implikojnë Arben Frrokun në vrasjen e Dritan Lamajt, vjen edhe reagimi i avokatit të Arben Frrokut, Tonin Prendi. Sipas tij, nuk rezulton të ketë asnjë provë shkencore për avokatin e tij. Smund të shkruhet ka prova dhe do u nënshtrohen analizave, thotë ai. Prendi shton se përderisa pritet që provat ti nënshtrohen analizave, nuk janë prova. Pasi tu bëhen analizat shkencore, quhen prova shkencore, thotë ai.  Fakti që po bëhen hetime, sipas avokatit nënkupton mbledhjen e provave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›