E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkatërrohet rrjeti italo-shqiptar i trafikut të drogës: 15 të arrestuar, 40 kg heroinë dhe miliona euro të sekuestruara (VIDEO-DETAJE)

Shkatërrohet rrjeti italo-shqiptar i trafikut të drogës: 15

Një rrjet i trafikut të heroinës dhe kanabisit i përbërë nga shqiptarë dhe italianë është shkatërruar, ndërsa kanë përfunduar në pranga 15 persona, mes tyre drejtuesi dhe krahu i tij i djathtë, të dy shtetas shqiptarë.

Operacioni nga Guardia di Finanza në bashkëpunim me prokurorinë italiane u zhvillua në Basilicata, Liguria dhe Puglia.

Ky grup menaxhonte trafikun e heroinës dhe kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë, ndërsa të ardhurat i investonin në biznese të ndryshme. Komunikimet mes anëtarëve të grupit kryheshin mes aplikacionit “SKY” që përdor komunikimin e enkriptuar.

Gjatë hetimeve, të cilat u koordinuan nga Drejtoria Antimafia e Qarkut Trento, u sekuestruan mbi 20 kilogramë heroinë, 5.7 kilogramë marihuanë dhe 105 gramë kokainë.

Gjithashtu u kapë sasi të mëdha në parave “cash” si dhe u sekuestruan pasuri me vlerë totale rreth 4 milionë euro.

Lënda narkotike mbërrinte në Itali nga Shqipëria dhe ruhej në banesën e pronarit shqiptar të një ferme, më pas shpërndahej në zona të tjera.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›