E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosen 30 ushtarë të KFOR-it, Sali Berisha publikon pamjet e rënda: Dhunë kriminale, e dënoj këtë akt luftënxitës të Beogradit

Plagosen 30 ushtarë të KFOR-it, Sali Berisha publikon pamjet e rënda: Dhunë kriminale, e dënoj këtë akt luftënxitës të Beogradit

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës dhe dhunën e ushtruar ndaj forcave ushtarake. Në llogarinë e tij në “Instagram”, Berisha ka postuar pamjet e rënda ku ushtarët shihen teksa dhunohen barbarisht nga serbët. Ish-kreu i qeverisë thotë se dënon me forcë të madhe këtë akt të hapur luftënxitës të Beogradit. “Dhunë kriminale e fallangave të Putinit të vogël kundër ushtarëve të NATO-s në detyrë. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të hapur luftënxitës të Beogradit!”, shkruan Berisha. Situata në veri të Kosovës sa vjen dhe përshkallëzohet. 30-ushtarë të KFOR-it mbetën të plagosur, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të personave të cilët ushtruan dhunë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›