Presidenca Hungareze në dyshim, mblidhet Parlamenti Europian
Parlamenti Europian do vendosë këtë të enjte mbi aftësinë e Hungarisë për rolin e presidences europiane.
Pas vitesh diskutime të njëpasnjëshme mbi problemet në kontekstin ligjor që kanë sjellë dhe pezullime të fondeve europiane për vendin, duket se shtetet anëtare do vendosin të lejojnë apo jo një presidencë hungareze.
Shteti që mban presidencën ka detyrën e planifikimit dhe organizimit të takimeve të ministrave europian dhe përfaqësimin e qeverive të Bashkimit Europian në marrëdhënie me institucione të tjera të BE dhe organizatave ndërkombëtare.
“Dëgjimet e Artikullit 7 sot, janë një mundësi e rëndësishme për Këshillin për t’u përditësuar nga Komision mbi Hungarinë dhe Poloninë mbi situatën e vlerave europiane dhe shtetit të së drejtës”, u shpreh Jessika Rosëall, Ministër për Punët e BE.
Sipas kalendarit të dakordësuar nga qeveritë europiane në 2016-ën, Hungaria duhet të mbajë presidencën gjatë periudhës Korrik- Dhjetor 2024.
Qeveria hungareze ka qenë në bisedime për ndryshimin e kalendarit të BE prej vitesh për shkak të problematikave lidhur me shtetin e së drejtës.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
