Trafikonin shqiptare, 9 ne pranga
Zagreb - Policia kroate ndaloi dje tete te dyshuar per trafik te qenieve njerezore. Te arrestuarit jane kroate dhe boshnjake, perfshire edhe disa shqiptare. Te trafikuarit kane qene kryesisht me kombesi shqiptare dhe dergoheshin ne Itali apo vende te tjera te BE-se. Lajmi eshte publikuar nga mediat kroate, qe iu referuan autoriteteve zyrtare te policise vendase. Sipas njoftimit te zedheneses Mirjana Kulas, klandestinet jane kryesisht shqiptare nga Shqiperia, Kosova, Mali i Zi, ndersa kaloheshin nepermjet itinerarit Bosnje-Slloveni-Kroaci-Itali. Gjithashtu, ne kerkim jane shpallur nente persona te dyshuar si te implikuar ne trafik. Rasti me i fundit i zbuluar eshte ai i 60 shqiptareve klandestine, qe do te coheshin ne Itali dhe shuma e perfituar nga organizatoret ishte 70 mije euro.