E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkendija shkrumbon 2 shtepi te vjetra

TIRANE - Nje zjarr i shkaktuar nga nje shkendije elektrike ka djegur dje dy shtepi te vjetra ne Tirane. Flaket kane rene rreth ores 02:00 te mengjesit te djeshem prane Agjencise Telegrafike Shqiptare dhe ne vendin e ngjarjes mberriten forcat zjarrfikese, qe kane bere te mundur shkuarjen e flakeve. Sipas burimeve policore, dy shtepi te vjetra tiranase u demtuan rende, por, fatmiresisht, aty nuk banonte njeri. Zjarri ka zgjatur rreth 2 ore dhe si pasoje e flakeve eshte shkrumbuar gjithcka. Sipas te dhenave, flaket jane diktuar ne kohe nga banoret dhe jane njoftuar zjarrfikesit. Sipas banoreve te zones, ne objekte nuk jetonte njeri prej me shume se nje viti dhe pronaret ishin sistemuar me qira ne banesa te tjera ne kryeqytet. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur zjarrfikesit dhe patrullat e policise, qe kane nderhyre, por duke mos shpetuar shume nga shtepite e vjetra. Burimet te policise kane bere te ditur se si shkak i ketij zjarri dyshohet te jete nje shkendije elektrike. Vetem pak dite me pare, nje tjeter banese e vjeter ne Tirane dyshua se u dogj nga pronaret e truallit, te cilet kerkonin te ndertonin aty nje pallat.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›