Shkatërrohet varri i zëvendësit të Hitlerit nga frika e neonazistëve
Varri i zëvendësit të Adolf Hitlerit, Rudolf Hes, është shkatërruar për të parandaluar përdorimin e tij si vend pelegrinazhi nga ana e neonazistëve.
Eshtrat e tij u nxorën të mërkurën nga varri në jug të Gjermanisë.
Ato do digjen dhe do hidhen në det.
Hes ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Ai vrau veten në burgun e Berlinit në moshën 93 vjeçare në vitin 1987.
Me kërkesë të tij, ai u varros në Vunsidel në Bavari. Por banorët lokalë janë shqetësuar nga grumbullimi i grupeve të ekstremit të djathtë tek varri i tij.
Një gjykatë vendosi ndalimin e grumbullimeve aty, por kjo pati pak efekt.