Koha e shtatzënave
Teuta Krasniqi ishte personi i parë që ua la ëmbël këngëtareve të estradës kosovare që të mbesin shtatzënë. Teuta, e cila çdo të hënë reklamonte shtatzëninë e saj, bëri që pas saj të ketë edhe disa këngëtarë të estradës, të cilët shkuan hapave të saj, përderisa gjinia femërore është ajo që ka prirë në këto lindje dhe në ato që pritet të lindin.
Estrada në një formë po e imiton edhe Hollywoodin, duke i dhënë fëmijëve emra që nuk janë parë më parë në Kosovë.
Këngëtarja kosovare Edona Llalloshi nuk ka shumë kohë që është bërë nënë, ndërkaq më të lindur ajo kishte thënë se vajza e saj dhe nëna ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Vajza e Edonës quhet Doa. Edhe ky një emër i rrallë ashtu sikurse i Teutës, e cila e pagëzoi vajzën e saj me emrin Tara.
Në fund të vitit të kaluar nënë ishte bërë edhe këngëtarja Arta Bajrami. Ajo në një intervistë të dhënë pas lindjes kishte thënë se të qenit nënë është gjëja më e lumtur në botë për të.
“Sa kam qenë shtatzënë nuk e besoja se do të jetë një emocion aq i madh kur lind një fëmijë. Ne momentin kur ia kam dëgjuar zërin vajzës, kam qarë nga gëzimi dhe ka qenë një ndjenjë që nuk e kam përjetuar ndonjëherë në jetë”, kishte thënë Arta.
Bajrami kishte lindur në një klinikë private në Prishtinë. Emrin i vajzës së Artës është Viktoria, të cilës ajo ia ka bërë edhe një këngë. “Kënga titullohet ‘Për ty Viktoria’. Mund të them sinqerisht se kjo është kënga më e mirë që e kam pasur deri më tani në karrierën time dhe kjo gjë më bën të ndjehem e lumtur”, është shprehur Arta.
Ndërkaq, krejt risi ka qenë edhe lajmi për shtatzëninë e këngëtares Soni Malaj, e cila ishte njohur dhe pastaj martuar me italianin Mirko.
Soni ka thënë se është duke punuar edhe në Spanjë në karrierën e saj dhe e ka bërë publike shtatzëninë e saj. Mirëpo, këngëtarja nuk ka dhënë ndonjë detaj se çfarë gjinie është fëmija.
Foshnje të gjinisë vajzë pritet që të lind edhe këngëtarja Aurela Gaçe. Ajo ka thënë se kjo do të jetë një surprizë e bukur për të gjithë adhuruesit e saj.
Gaçe këtë lajm e kishte bërë të ditur menjëherë pas Eurosong, por vetëm tani ajo ka pranuar se fëmija që do të lind është një “engjëllushë e vogël dhe është vajzë”.
Por, viti 2011 nuk është vetëm një vit kur VIP shqiptarë po mbesin shtatzënë, sepse ky vit është cilësuar si vit i pëlleshëm edhe në Hollywood, ku deri tani kanë lindur fëmijët e tyre rreth 12 VIP. Më e fundit është Victoria Bechkham, e cila i vuri emrin vajzës së saj Seven(7).