Shkatërruan objektin me pronësi të përbashkët dhe dëmtuan rrjetin elektrik, dy të arrestuar në Tiranë
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen se kanë shkatërruar një pronë që e kishin në bashkëpronësi me dy shtetas të tjerë.
Sipas policisë mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet F. C., 63 vjeç, dhe G. Xh., 49 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Dy të arrestuarit kanë prishur një objekt të cilin e kanë në pronësi të përbashkët me shtetasit L. K., dhe A. M., dhe për pasojë është dëmtuar rrjeti elektrik.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit F. C., 63 vjeç, dhe G. Xh., 49 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Dy të arrestuarit me vetëgjyqësi, kanë prishur një objekt të cilin e kanë në pronësi të përbashkët me shtetasit L. K., dhe A. M., dhe si pasojë kanë dëmtuar rrjetin elektrik dhe kanë prishur qetësinë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
