E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkeli gazin sapo pa Policinë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Rimini, iu gjetën tetë pako me kokainë në makinë

Shkeli gazin sapo pa Policinë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar

Një 28 vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia italiane, pasi akuzohet për trafik lëndsh narkotike.

I riu shqiptar po lëvizte me makinë dhe papritur rriti shpejtësinë kur vuri re një patrullë policie në Rimini. Ky veprim i tij bëri që karabinierët ta ndalonin për kontroll të imtësishëm.

Gjatë kontrollit në makinën e 28 vjeçarit, policia gjeti poshtë levës së marshit një pako të dyshimtë, e cila përmbante tetë pako më të vogla me kokainë.

Gjithashtu karabinierët zbuluan dhe një shumë parash prej 480 eurosh. Shqipatri u arrestua dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë, në pritje të vendimit shumë të Gjykatës së Riminit.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›