E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkelja e barazisë në tendera për tunelin e Llogarasë-SPAK ngre akuzat kundër 5 ish-zyrtarëve të lartë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ngritur akuza të reja ndaj pesë ish-zyrtarëve të lartë shtetërorë, në vijim të hetimeve për manipulimin e tenderit publik për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në vend.

Njoftimi i SPAK vjen vetëm pak ditë pas njoftimit të 31 tetorit, kur u komunikua akuza ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e thelluar hetimin e procedimit penal nr. 136 të vitit 2025.

Të akuzuarit – Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica – përballen me akuzën për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, sipas nenit 258/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Sipas SPAK-ut, veprimet e tyre kanë favorizuar kompani të caktuara, duke dëmtuar parimin e konkurrencës së lirë dhe duke rrezikuar miliona euro të buxhetit publik.

“Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurve; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë të bëjnë me veprimet e tyre në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8(Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit, i rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë  e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë  e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Gjatë kësaj procedure, të pandehurit kryenin këto funksione: Evis Berberi: Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Erald Elezi: Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në ARRSH.

Gentian Gjyli: Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe Mirëmbajtjes në ARRSH.

Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica: Specialiste të nivelit të lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Njoftimi i plotë i SPAK: Në vijim të njoftimit të mëparshëm të  publikuar më 31.10.2025, në kuadër të hetimit të procedimit penal nr.136 të vitit 2025,  Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur akuza në ngarkim të pandehurve të tjerë; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.

Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurve; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë të bëjnë me veprimet e tyre në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8(Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit, i rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë  e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë  e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.

Në kohën e kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur detyrat funksionale, Evis Berberi – Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erald Elezi – Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli – Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, specialiste të nivelit të lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›