Shkeljet financiare, Celibashi i propozon KAS gjobë nga 5 mln lekë për 31 parti politike

Në seancën publike të së martës, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, shqyrtoi raportin mbi gjetjet nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023.
Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri i propozoi Komisionit të Sanksioneve dhe Ankimimeve vendosjen e sanksioneve administrative për mosdorëzim të raporteve financiare për fushatën zgjedhore për 10 parti politike, për dorëzimin e raporteve financiare jo në përputhje me udhëzimet e KQZ-së, për 31 parti politike, si dhe për marrje të donacioneve për fushatë zgjedhore jo nëpërmjet sistemit bankar për 40 kandidatë për kryetar bashkie, për mosbashkëpunim me KQZ për fushatën zgjedhore, për 5 parti politike dhe për pranim fondesh nga donatorë të ndaluar për fushatën zgjedhore, për 1 kandidat për kryetar bashkie.
“Komisioneri vendosi sanksione administrative për shkelje të rregullave të pasqyrimit të fushatës zgjedhore edhe për 2 operatorë audiovizivë, për mosdorëzimin e tarifave zyrtare për 6 operatorë audiovizivë dhe për mosbashkëpunim me KQZ, për 5 operatorë audiovizivë. Gjithashtu, për 2 parti politike u vendos kthimi i fondeve të dhëna paradhënie si ndihmë financiare nga buxheti i shtetit për fushatën zgjedhore, të cilat nuk janë shpenzuar për këtë qëllim.”, thuhet në njoftimin për shtyp të KQZ-së.
VENDIMI
Komisioneri vendosi t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative me gjobë në vlerën 500 000 lekë, për 31 parti politike:
- “Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”;
- “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”;
- “Partia Aleanca Liberale e Djathtë”;
- “Partia Aleanca Arbnore Kombëtare”;
- “Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”;
- “Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”;
- “Partia Aleanca Progresiste LZHK”;
- “Partia Ardhmërija Shqiptare”;
- “Partia Bindja Demokratike”;
- “Partia Fronti i Majtë”;
- “Partia Fryma e Re Demokratike”;
- “Partia Lëvizja Puntore Shqiptare”;
- “Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare”;
- “Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”;
- “Partia Nisma Thurje”;
- “Partia Agrare Ambjentaliste”;
- “Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë”;
- “Partia Balli Kombëtar”;
- “Partia Demokracia Sociale”;
- “Partia Demokratike”;
- “Partia e Gjelbër”;
- “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”;
- “Partia Kombëtare Konservatore Albania”;
- “Partia Komuniste e Shqipërisë”;
- “Partia Konservatore”;
- “Partia Kristian Demokrate”;
- “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”;
- “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”;
- “Partia Republikane Shqiptare”;
- “Partia Uniteti Kombëtar”;
- “Partia Emigracioni Shqiptar”.
Komisioneri vendosi t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative me gjobë në vlerën 2 000 000 lekë për:
- “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”;
- “Partia Aleanca Arbnore Kombëtare”;
- “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”;
- “Partia Komuniste e Shqipërisë”;
- “Partia Uniteti Kombëtar”;
- “Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”;
- “Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare”;
- “Partia Konservatore”;
- “Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare”;
- “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare.
Komisioneri vendosi t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së për 40 kandidatë për kryetar bashkie si më poshtë vijon:
- Bashkia Belsh, të Partisë Socialiste, z. Arif Tafani me gjobë në vlerën 206 000 lekë;
- Bashkia Fier, të Partisë Socialiste, z. Armando Subashi me gjobë në vlerën 138 910 lekë;
- Bashkia Durrës, të Partisë Socialiste, zj. Emirjana Sako me gjobë në vlerën 75 859 lekë
- Bashkia Kuçovë, të Partisë Socialiste, z. Kreshnik Hajdari me gjobë në vlerën 500 000 lekë;
- Bashkia Roskovec, të Partisë Socialiste, zj. Majlinda Bufi me gjobë në vlerën 243 500;
- Bashkia Librazhd, të Partisë Socialiste, z. Mariglen Disha me gjobë në vlerën 125 490;.
- Bashkia Mat, të Partisë Socialiste, z. Agron Malaj me gjobë në vlerën 80 000 lekë
- Bashkia Peqin, të Partisë Socialiste, z. Bukurosh Maci me gjobë në vlerën 70 000 lekë;
- Bashkia Krujë, të Partia e Lirisë, z. Agron Loka me gjobë në vlerën 486 000 lekë;
- Bashkia Miridtë, të Partia e Lirisë, z. Albert Mëlyshi me gjobë në vlerën 300 000 lekë;
- Bashkia Sarandë, të Partia e Lirisë, z. Ardit Cikuli me gjobë në vlerën 259 958 lekë;
- Bashkia Kamëz, të Partia e Lirisë, z. Arjan Hoxha me gjobë në vlerën 72 000 lekë;
- Bashkia Divjakë, të Partia e Lirisë, z. Aurel Malko me gjobë në vlerën 72 000;
- Bashkia Shkodër, të Partia e Lirisë, z. Bardh Spahia me gjobë në vlerën 445 280;
- Bashkia Klos, të Partia e Lirisë, z. Bedri Hoxha me gjobë në vlerën 156 715 lekë;
- Bashkia Kurbin, të Partia e Lirisë, z. Behar Haxhiu me gjobë në vlerën 132 456 lekë;
- Bashkia Tropojë, të Partia e Lirisë, z. Besnik Dushaj me gjobë në vlerën 178 758 lekë;
- Bashkia Bulqizë, të Partia e Lirisë, z. Dëfrim Fiku me gjobë në vlerën 192 294 lekë;
- Bashkia Gjirokastër, të Partia e Lirisë, z. Dorjan Lani me gjobë në vlerën 72 000 lekë;
- Bashkia Përmet, të Partia e Lirisë, z. Edmond Komino me gjobë në vlerën 198 000 lekë;
- Bashkia Devoll, të Partia e Lirisë, z. Elvis Hajdërlli me gjobë në vlerën 223 762 lekë;
- Bashkia Kolonjë, të Partia e Lirisë, z. Et’Hem Lumani me gjobë në vlerën 169 000 lekë;
- Bashkia Fier, të Partia e Lirisë, z. Evdar Kodheli me gjobë në vlerën 192 000 lekë;
- Bashkia Konispol, të Partia e Lirisë, z. Fatmir Shero me gjobë në vlerën 172 000 lekë;
- Bashkia Kavajë, të Partia e Lirisë, z. Fisnik Qosja me gjobë në vlerën 392 220 lekë;
- Bashkia Gramsh, të Partia e Lirisë, z. Hasim Çekrezi me gjobë në vlerën 107 440 lekë;
- Bashkia Fushë Arrëz, të Partia e Lirisë, z. Hil Curri me gjobë në vlerën 72 000 lekë;
- Bashkia Vlorë, të Partia e Lirisë, z. Hysni Sharra me gjobë në vlerën 452 311 lekë;
- Bashkia Durrës, të Partia e Lirisë, z. Igli Cara me gjobë në vlerën 368 135 lekë;
- Bashkia Dibër, të Partia e Lirisë, z. Ismail Uka me gjobë në vlerën 72 000 lekë;
- Bashkia Kuçovë, të Partia e Lirisë, z. Lefter Maliqi me gjobë në vlerën 170 000 lekë;
- Bashkia Elbasan, të Partia e Lirisë, z. Luçiano Boçi me gjobë në vlerën 72 000 lekë;
- Bashkia Has, të Partia e Lirisë, z. Miftar Dauti me gjobë në vlerën 95 948 lekë;
- Bashkia Lezhë, të Partia e Lirisë, z. Pashk Gjoni me gjobë në vlerën 171 000 lekë;
- Bashkia Mallakastër, të Partia e Lirisë, z. Resmi Shanaj me gjobë në vlerën 72 000 lekë;
- Bashkia Librazhd, të Partia e Lirisë, z. Shefki Cota me gjobë në vlerën 118 000 lekë;
- Bashkia Rrogozhinë, të Partia e Lirisë, z. Shkëlqim Hoxha me gjobë në vlerën 316 000 lekë;
- Bashkia Patos, të Partia e Lirisë, zj. Sofije Alushaj me gjobë në vlerën 80 100 lekë;
- Bashkia Berat, të Partia e Lirisë, z. Zija Ismaili me gjobë në vlerën 105 840 lekë;
- Bashkia Pogradec, të Partia e Lirisë, z. Zini Tollozhina me gjobë në vlerën 188 000 lekë.
Komisioneri vendosi t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative për kandidatin për kryetar bashkie, bashkia Lezhë, të Partisë Socialiste, z. Pjerin Ndreu me gjobë në vlerën 720 000 lekë.
Komisioneri vendosi t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative gjobë në vlerën 200 000 lekë për “Partia Socialiste e Shqipërisë” dhe “Partia Demokratike”, dhe gjobë në vlerën 100 000 “Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, “Partia Republikane”, “Partia Konservatore”.
Komisioneri vendosi detyrimin e partisë “Uniteti Kombëtar” të kthejë në KQZ shumën prej 562 618.08 (pesëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e gjashtëqind e tetëmbëdhjetë presje tetë) lekë dhe detyrimin e partisë “Aleanca Demokristiane e Shqipërisë” të kthejë në KQZ shumën prej 448 974.27 (katërqind e dyzet e tetë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e katër presje njëzet e shtatë) lekë.
/rtsh.al/