Barcelona do të fitojë në El Clasico

Ish ylli i Barcelonës Ronaldinho përkrahë ish skuadrën e tij të mposht Real Madridin në El Clasico të shtunën në Santiago Bernabeu.
“I uroj atyre fat në El Clasico dhe shpresoj që Barcelona të fitojë. Nuk e di se me çfarë rezultati por dua që ata të fitojnë. Do t’i përkrahi nga distanca. Forza Barça!”, deklaroi Ronaldinho i cili nuk pajtohet me Pelen i cili kishte thënë se Neymar është futbollist më i mirë se Lionel Messi.
“Neymar dhe Messi janë dy futbollistë të shkëlqyeshëm por Leo është numër një, më i miri në botë”, përfundoi Ronaldinho.