E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëlqim Muça, trajneri i Skënderbeut

Shkëlqim Muça është trajneri i ri i Skënderbeut për sezonin 2010-2011. Presidenti Agim Zeqo dhe ish-trajneri i Dinamos nënshkruan zyrtarisht kontratën, ndërkohë që Muça bëri prezantimin në Korçë.

Mbaroi kështu edhe telenovela "Mirel Josa”, i cili njëherë u konfirmua në prag të play-out me Kamzën, më pas dha dorëheqjen, sërish u konfirmua te Skënderbeu e sërish doli jashtë loje.

Kur Hoze Murinjo mbërriti në Londër në shërbim të miliarderit rus, Roman Abramoviç, portugezi i riktheu titullin kampion Celsit pas 50 vjetësh.

A do të jetë Muça një "Murinjo" në Korçë per miliaderin shqiptar Agim Zeqo?

Skënderbeu nuk fiton prej 77 vjetësh një titull kampion, për herë të parë dhe të vetme e ka fituar në vitin 1933, e që përkon me kampionatin e 3-të kombëtar të futbollit.

“Puna ime ka filluar dhe brenda pak ditësh do të kemi konturuar ekipin pretendent për të qenë kampion, sepse titulli nuk duhet të mbetet vetëm në Tiranë”, - tha Muça gjatë prezantimit.

Shkëlqim Muça ka dalë katër herë kampion si trajner: tri herë me Tiranën (1994-1995, 1999-2000, 2006-2007) dhe një herë me Dinamon (2009-2010). Muça ka fituar edhe një Superkupë me Tiranën.

Skënderbeu do të jetë skuadra e pestë që do të drejtojë në karrierën e tij trajneri 50-vjeçar, pasi më parë ka drejtuar Tiranën (1994-1995, 1995-1996, 1999-2000, 2005-2006), Teutën (1996-1997), Besën (1998-1999) dhe Dinamon (2008-2009, 2009-2010).

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 08 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›