Shumi: “Fitoni yllin e katërt”

www.albania-sport.com - “Fitoni yllin e katërt”. Legjenda e Formula 1, Mikael Shumaker, i dërgoi një mesazh inkurajues Kombëtares gjermane përpara fillimit të Botërorit.
“Botërori është duke filluar, mezi po e pres, - tha piloti i skuderisë Mercedes, - Është momenti për ta mbështetur me të gjitha forcat Kombëtaren tonë.
“Duket se gjërat brenda skuadrës po funksionojnë mirë. Shpresojmë të jetojmë javë të këndshme. Bëj kryq për të parë Gjermaninë në finale. Të gjithë dëshirojmë yllin e katërt”.
Gjermania e ka fituar 3 herë Botërorin, në vitin 1954, 1974 dhe 1990.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 07 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili