Shkëlqim Muça: Bashaka politizuar ekipin
Situata mjaft kaotike në ekipin e Tiranës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve duke përfshirë tifozët, ish-futbollist dhe drejtuesit, por edhe dashamirësit e futbollit. Pas Partizanit dhe Dinamos është Tirana që nuk ndodhet në një moment aspak të mirë, pavarësisht se në renditje ndodhet në vendin e 4.
Ndryshimet e tre trajnerëve, cilësia e futbollistëve dhe mënyra e menaxhimit këtë edicion kanë lënë një shije të hidhur te të gjithë, mes të cilëve është edhe Shkëlqim Muça, i cili është një nga personat që e njeh më mirë se askush ekipin bardheblu.
Z. Muça çfarë mendoni për ecurinë e ekipit të Tiranës këtë edicion?
Dy edicionet e fundit që përkojnë me largimin e donatorëve dhe kalimin e ekipit në varësi totale te bashkia kanë rezultuar dështim. Ekipi është çorientuar plotësisht në të gjitha aspektet. Nuk e kuptoj më se çfarë po bëhet me Tiranën, ekipin që është shpallur 24 herë kampion i vendit.
Cilat janë arsyet që ju shtyjnë në këtë konkluzion?
Kjo situatë është rrjedhojë e marrjes së vendimeve vetëm nga një person, pasi pjesa tjetër e stafit drejtues, apo bordit nuk pyetet për asgjë. Gjatë fushatës së 2011, kreu aktual i bashkisë, Lulzim Basha premtoi që ekipin do ta privatizonte dhe për cdo vendim do të konsultohej me Memën, Fortuzin dhe Alimehmetin, por një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë.
Përse nuk është realizuar privatizimi i ekipit sipas mendimit tuaj?
Premtimi nuk është mbajtur, pasi ekipi i futbollit të Tiranës po përdoret politikisht duke u kthyer në një strehë militantësh të paaftë që janë punësuar për qëllime politike. Organika ka pësuar rritje të numrit të të punësuarve pa kriter. Tirana sot ka drejtues që marrin vendime pa pyetur askënd, por që janë të panjohur për botën e futbollit.
Por pavarësisht deklaratave tuaja, ekipi vazhdon rrugën e nisur..
Po është e vërtetë që vazhdon të shkojë në një rrugë pa krye që nuk ka të ardhme, përkundrazi po rrënohet cdo ditë. Personalisht jam i habitur me faktin që shteti vazhdon të njoh këtë ekip që në fund të edicionit del me humbje kolosale. Tirana sot derdh në arkat e ekipit vetëm paratë e biletave të tifozëve që më vjen keq që e kanë braktisur.
Çfarë duhet të bëhet sipas jush për të shpëtuar ekipin e Tiranës?
Bashkia duhet privatizojë sa më shpejt, për të mirën e klubit, por edhe për të shpëtuar paratë publike, pasi drejtuesit e kanë privatizuar politikisht dhe askush nuk kërkon llogari për paratë e taksapaguesve të qytetit të Tiranës.
(b.m/shqiptarja.com)