Chenier, ky poet i dashuruar
Në vitin 1896, kompozitori Umberto Giordano arriti suksesin me operën "Andrea Chenier". Për ta realizuar atë, kompozitori italian u frymëzua prej jetës së poetit francez me të njëjtin emër. Poeti i vërtetë, ai që lindi në Stamboll në vitin 1762, ishte njëri prej nismëtarëve të klasicizmit. U konsiderua një ndjekës i zjarrtë i kësaj rryme romantike e ndoshta për këtë arsye Giordano ka zgjedhur që kryefjala e veprës të jetë dashuria.
Jemi në botën e përkëdhelur të aristokracisë, në një Francë e cila po përjeton një periudhë të brishtë, që i ka sjellë edhe dobësinë e saj kundrejt një revolucioni që po troket në portë. Ngjarja nis në kështjellën e Coigny-së. Aristokratët vazhdojnë të jetojnë mes të mirave, të pashqetësuar nga gjithë sa u kërcënohet. Kontesha e Coigny-t mban një festë në kështjellë. Shërbyesi i ri, Gerard, i cili gjendet aty, ka një urrejtje të madhe për zotërinjtë e tij. Vetëm një anëtar i familjes i ka shpëtuar kësaj urrejtjeje; kontesha e vogël Maddalena, me të cilën ai është thellësisht i dashuruar. Pjesë e festës bëhet edhe poeti Andrea Chénier, i cili kritikohet prej Maddalena-s për faktin se ai duhet të heqë dorë së shkruari poezi në modë. Poeti i ri mbron me forcë idealet e tij kundër zakoneve të korruptuara të kohës, të cilat janë duke e çuar drejt rrënimit shoqërinë. Ndërkohë, ai i betohet Maddalena-s, bukuria e së cila e ka bërë për vete, të ketë më shumë parasysh një ndjenjë kaq të ëmbël si dashuria, e cila përçmohet prej shoqërisë. Asaj i pëlqejnë fjalët e Chenier dhe i kërkon ndjesë për kritikat. Nis festa, e cila ndërpritet pas pak me ndërhyrjen e një grupi lypsarësh që i fut në kështjellë Gerardi. Kontesha e qorton shërbyesin e saj, i cili i fyer largohet bashkë me miqtë e tij të varfër.
Dhe vjen Revolucioni i famshëm, në një skenë e cila pritet të jetë tërësisht në kontrast me të parën. Chenier vazhdimisht përndiqet prej Gerardit, i cili tashmë ndodhet në krye të revolucionit. Një grua e panjohur i shkruan vazhdimisht duke i kërkuar ndihmë dhe mbrojtje. Është Maddalena e Coigny-s, së cilës revolucionarët i kanë vrarë nënën. Tashmë Maddalena është detyruar të jetojë fshehurazi, në varfëri. Chénier-i merr lajm nga miku i tij Roucher, se duhet të niset për të mos u kapur prej revolucionarëve, por poeti i ri ngulmon të takojë gruan misterioze. Një mbrëmje, dy të rinjtë takohen dhe Chenier e njeh menjëherë Maddalena-n. Pas këtij takimi, mes të dyve lind dashuria, e cila do të ndërpritet me ndërhyrjen e Gerardit, që nga ana e tij vazhdon ende ta dashurojë konteshën. Mes dy djemve lind një duel, ndërsa Maddalena arratiset. Chenier e plagos rëndë rivalin, i cili për dashuri ndaj Maddalena-s i këshillon poetit të arratiset së bashku me gruan që do.
Akti i tretë sjell përpara syve të publikut një gjykatë. Franca ka nevojë për ushtarë dhe për para. Chenier ndërkohë është arrestuar dhe Gerardi, i shtyrë nga xhelozia për Maddalena-n, e denoncon rivalin e tij. E tronditur, Maddalena i ofrohet ish-shërbëtorit të saj, në mënyrë që ai t‘i shpëtojë jetën të dashurit të zemrës. I mallëngjyer, Gerard vendos të bëjë të pamundurën për të shpëtuar poetin, por pa mundur të bëjë dot asgjë për të. Ai dënohet me vdekje. Maddalena qan e dëshpëruar.
Akti i katërt dhe i fundit është i ambientuar pikërisht në oborrin e burgut. Andrea Chenier shkruan vargjet e fundit të tij. E ndihmuar prej Gerardit të penduar, Maddalena ka mundësinë të bisedojë për të fundit herë me Chenier-in, si dhe të korruptojë rojën. Në agim ajo zëvendësohet me një të burgosur, duke zënë vend në karrocë, në krah të njeriut që do. Dy të dashuruarit drejtohen të qetë drejt vdekjes. Në një cep, Gerardi qan me lot të hidhur... "Andrea Chenier", kjo dramë historike në katër akte e kompozitorit Umberto Giordano, me libret të Luigi Illica, do të vijë në skenën e Teatrit të Operës duke nisur nga data 4 deri në 12 prill. Regjia i është besuar Antonio Petris, skenografia Alfredo Troisit, ndërsa kori do të dirigjohet prej Dritan Lumshit. Në rolin e poetit Andrea Chenier do të interpretojnë tenorët Armaldo Kllogjeri dhe Gianluca Zampieri, në atë të Gerardit, Ymer Kaca, ndërsa në rolin e Maddalena de Coigny do të interpretojnë sopranot Irini Nikolla dhe Eva Golemi. Në skenë, përveç korit dhe orkestrës simfonike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, do të angazhohen edhe studentë të Akademisë së Arteve.