Shkëlzen Berisha: Kam muaj që nuk kam shkelur në Rinas. Do padis gazetën për shpifje
I biri i kryeministrit në largim, Shkëlzen Berisha, ka reaguar ndaj një shkrimi të të përditshmes Dita, ku thuhet se ai ka transportuar jashtë vendit tre valixhe me një çarter.
Shkëlzen Berisha thotë se ka muaj që nuk ka shkelur në Rinas, ndërsa paralajmëron padi ndaj gazetës.
Sot një e përditshme e njohur ndryshe dhe si tualeti mediatik i Edi Ramës botoi shpifjen e radhës, ku akuzohem se paskam dërguar dje nga Rinasi në destinacion të paditur, një ngarkesë me 3 arka metalike, përmes një çarteri me shkronja arabe.
Në respekt të opinionit dhe jo të atyre që servirin përrallat e 1001 netëve, dëshiroj të bëj me dije se ky lajm është fund e krye një shpifje dhe trillim, pasi jo vetëm që nuk kam lëvizur asnjë ngarkesë jashtë apo brenda Shqipërisë, por ka disa muaj qe as nuk kam shkelur ne aeroportin e Rinasit, gjë që provohet lehtësisht nga të gjitha e sistemet e tij, thuhet në deklaratën e Shkëlzen Berishës./ep