Aplikimet online, Harito: Deri tani kanë aplikuar 5280 persona
Vetëm pak ditë pasi kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, bëri publike nismën për regjistrimin e të gjithë personave të cilët duan të jenë pjesë e qeverisjes së tij një numri i madh CV-ish kanë mbërritur në adresën e vënë në dispozicion nga Partia Socialiste. Këtë fakt e bëri të ditur vetë deputetja e PS-së, Milena Harito e cila tha se deri më tani 5280 persona kanë dërguar CV e tyre.
Deklarata
Në një dalje për mediat Harito tha se kjo mënyrë nuk është premtim për vende pune, por një nismë për afrimin e më të mirëve. Ne po punojmë për ti sistemuar aplikimet sipas kategorive profesionale, sipas shkallëve të eksperiencës, si edhe për të përgatitur kalimin në fazën dy ku të gjithë aplikantët do të marrin informacion prej nesh. Sqarojmë përsëri se ky nuk është një premtim për punë, po një hap i rëndësishëm drejt lirisë së konkurrencës dhe vlerësimit sipas meritës në këtë vend. Përmes kësaj baze të dhënash do të bëhet e mundur që në konkurset për vendet vakante ose të reja në sektorin publik të ketë shumë më tepër kandidatë, duke i bërë konkurset plotësisht të hapura për këdo që ka interes të provohet, tha Harito. Sipas saj, kjo mënyrë do ti jap fund praktikave të errëta tradicionale të cilat sipas Haritos janë zhvilluar deri më tani larg syrit të publikut. Kjo është një rrugë për ti dhënë fund praktikave të errëta tradicionale larg syve dhe vëmendjes së publikut. Jemi angazhuar që çdo njeriu të zot dhe të gatshëm për të kontribuar për ndërtimin e Shqipërisë Evropiane në sektorin publik, ti japim mundësinë të provohet e të angazhohet sipas meritës. Këtë sapo kemi filluar të bëjmë. Por, kjo bazë të dhënash do të jetë një mundësi e re edhe për sektorin privat që të kërkojë njerëzit e duhur duke informuar në këtë rrjet të ri, për vende të reja pune, deklaroi deputetja socialiste, Milena Harito. Sipas të dhënave, numri më i madh i aplikantëve ka qenë nga brenda Shqipërisë, 5007 vetë dhe më së shumti meshkuj, 2897 të moshës 26-30 vjeç.
5280 aplikues
2383 femra
2897 meshkuj
5007 brenda Shqipërisë
273 jashtë Shqipërisë
nën 25 vjeç 1320 persona
2630 vje砠 1782 persona
3140 vje砠 1394 persona
4150 vje砠 423 persona
Mbi 50 vje砠 361 persona
Berisha: Revanshi të verbon, të
bën edhe Enver edhe Don Kishot
Kryeministri në detyrë, Sali Berisha ka kundërshtuar sërish nismat e ndërruara deri më tani nga kryeministri i ardhshëm, Edi Rama. Në rrjetin social Facebook, kryeministri Berisha reagoi pas vendimit të Ramës për hapjen e një zyre kryeministrore në selinë e Partisë Socialiste. Revanshi të verbon, të bën Enver por dhe Don Kishot! Nga Republika parlamentare tek Republika e Edi Ramës! Të dashur miq, z.Rama ka hapur në selinë mavi, ngjitur me zyrën e tij prej kryetari të PS-së, zyrën e tij të kryeministrit të zgjedhur. Në Kushtetutat e vendeve të lira, President apo Kryeministër i zgjedhur njihet vetëm Presidenti dhe Kryeministri që zgjidhen direkt nga populli në periudhën nga dita e fitores së zgjedhjeve deri ditën e inaugurimit në detyrë. Kushtetuta e Shqipërisë dhe e të gjitha Republikave parlamentare dhe Mbretërive konstitucionale të Evropës nuk njohin Kryeministër të zgjedhur pasi në zgjedhje të përgjithshme zgjidhen vetëm deputetët kurse vetë kryeministri emërohet nga kryetari i shtetit ose Parlamenti dhe gjithnjë votëbesohet në Parlament. Këto norma themelore kushtetuese, institucionet kushtetuese të vendit, Presidenti dhe Parlamenti nuk ekzistojnë për Edi Ramën me 63 deputetët e tij. Ai është vetëshpallur kryeministri i zgjedhur dhe nuk paska nevojë të emërohet nga Presidenti as dhe të votëbesohet nga Parlamenti. Revanshi të verbon, të bën dhe Enver por dhe Don Kishot! Ndryshim! Përpara drejt të shkuarës!!!, shkruan kryeministri Berisha në rrjetin social Facebook.