E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ PD e shqetësuar: PS po përgatitet të mos mbajë premtimet, por ne nuk do e lejojmë këtë gjë (VIDEO)

laura 5Partia Demokratike është e shqetësuar, pasi sipas saj, mazhoranca e re është duke u përgatitur të mos mbajë premtimet e dhëna gjatë fushatë zgjedhore. Sipas zëdhënëses Laura Vorpsi, ky është një rast i pashembullt mashtrimi në historinë elektorale.

Disa prej tyre më kryesoret si premtimi i shërbimit shëndetësor falas për çdo shqiptar (pa kontribute të sigurimeve shëndetësore) dhe ulja e taksave për 95 % të shqiptareve, heqja e tatimit mbi të ardhurat personale për të gjithë qytetarët me të ardhura nën 1,5 milion lek, do shtyheshin për vitin 2017 me shpresën naive se realizimin e tyre do të mund ta premtojnë gjatë një mandati tjetër mashtrimesh. Ndërkohë nuk flitet më asnjë fjale për legalizimet falas, për heqjen e TVSH-së për energjinë, për ushqimet, për rritjen e rrogave të policëve në nivelin e rrogave të deputetëve, as dhe për zotin Rama kryeministër që nuk do paguajë më taksa sa infermieri, tha Vorpsi.

Ajo ka paralajmëruar se PD nuk do të lejojë poshtërimin e dinjitetit të shqiptarëve.

Një akt cinizmi ekstrem ndaj qytetarëve që i besuan se premtimet e tyre ishin thjesht mashtrime ose se ato nuk do realizohen gjatë këtij mandati, por shtyhen për vitin e fundit. Partia Demokratike shpreh bindjen më të thellë se shqiptarët që besuan premtimet e Edi Ramës, dhe jo vetëm ata, por të gjithë shqiptarët nuk do pajtohen kurrë me një mashtrim të tillë. Partia Demokratike e ka njohur humbjen e saj, por ajo nuk do pranojë kurrë një megamashtrim të tillë të pashembullt të qytetarëve shqiptarë, një poshtërim të votës, besimit dhe dinjitetit të tyre qytetar politik. Ajo do përdorë të gjithë mjetet demokratike për të mbrojtur dinjitetin e qytetarëve shqiptarë, e atyre që votuan programin e saj, por njëlloj dhe të atyre që besuan premtimet anti-globaliste të kundërshtarit, ndaj aventurierëve që besojnë se mund të ndërtojnë mbi mashtrimin masiv të qytetarëve shqiptarë, tha zëdhënësja e PD-së./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›