Shkëlzen Berisha: Pse ika nga
TIRANË- Ashtu siç erdhi, edhe është larguar. Pa shumë bujë, djali i kryeministrit i ka dhënë lamtumirën postit që mbante prej pak muajsh në shoqërinë e operatorit të tretë celular në vend. Në kompaninë “Eagle Mobile” janë të paktë personat që e dinë se shefi i tyre, Shkëlzen Berisha, ka dhënë dorëheqjen. Pjesa më e madhe e stafit të kompanisë, e mësuar me“mungesat” e Berishës në zyrë,nuk e kanë vënë re largimin zyrtar të djalit të kryeministrit.Po të pyesësh në kompaninë “Eagle Mobile” të thonë se Shkëlzeni ka ikur me shërbim jashtë shtetit. E vetmja që konfirmon dorëheqjen e Shkëlzen Berishës është drejtoresha e Personelit të kësaj kompanie, Mirela Gega.
Në fakt, askush nuk e di saktësisht kohën kur Shkëlzen Berisha ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit Juridik të kompanisë “Eagle Mobile”. I vetmi fakt që dihet është që Shkëlzen Berisha nuk është dukur më në zyrë që prej fillimit të këtij viti. Madje, edhe Mirela Geganuk të përcakton kohën dhe motivin e qartë se përse djali i kryeministrit u largua pas emërimit, sapo “Albtelekomi” kaloi nën menaxhimin e “Calik Energy”.Por është vetë Shkëlzen Berisha ai që argumenton motivet e largimit nga një post kaq i rëndësishëm në këtë kompani.Në një prononcim për “Shekullin”,djali i kryeministrit thotë se është larguar saponë dyert e kësaj kompanie ështëparaqitur “pronari” i ri.Mesa duket, djali i Berishës e ka parë veten të tepërt në këtë kompani, në kushtet kur operatori i tretë podrejtohej nga turqit.“ Kam dhënë dorëheqjen nga detyra ime në kompaninë “Eagle Mobile”, në momentin e ardhjes së investitorit turk. E kam bërë këtëpër t’i dhënë mundësikompanisë që ka marrë menaxhimintë organizojë punën sipas mënyrës së vet”,- është shprehur dje për “Shekullin” djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha. E ndërsa argumenton arsyet e dorëheqjes nga kompania që tashmë menaxhohet nga kompania turke, "Calik Energy", Berisha tregohet tejet i rezervuar ndaj jetës së tij private.
Pasi pranon se i ka dhënë fund impenjimit të tij tek “Eagle Mobile”, djali i kryeministrit nuk dëshiron të bëjë me dije aktivitetin e tijprofessional të momentit, duke ekonsideruar këtë si një çështje krejtësisht të tijën, pa një interes publik. Por nga ana tjetër, Shkëlzen Berisha mohon në mënyrë kategorike zërat se që prej largimitnga kompania e tretë celulare, ai është punësuar tek studioja ligjore e Laura Pustinës, një mike kjo e vjetër e motrës së tij, Argita Berishës dhe bashkëshorte e drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, Andi Toma.
Shkëlzen Berisha mohon të ketë filluar punë në studion Ligjore të Laura Pustinës
Djali i kryeministrit, në studion e bashkëshortes së Andi Tomës TIRANË- Dha dorëheqjen nga “Eagle Mobile”, për t’u punësuar në studion ligjore të mikeshës së motrës së tij. Të paktën kështu pohojnë të njohurit e Shkëlzen Berishës, duke shtuar se Laura dhe Andia Pustina, pronaret e studiosjanë mike me Argita Berishën. Madje, falë kësaj miqësie të ngushtë thuhet të ketë përfituar edhe bashkëshorti i Laura Pustinës, Andi Toma, i cili u emërua pak kohë më parë drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve. Megjithëse është nën hetim për abuzimet e rrugës “Rrëshen-Kalimash”, Andi Toma u emërua drejtor i Rrugëve, emërim ky që nuk pritej për këdo që nuk i njihte lidhjet e vajzës së kryeministrit me familjen e tij. Megjithatë, punën e re, Shkëlzeni duket se nuk e ka fituar vetëm falë së motrës. Andia Pustina ka mbajtur pozicionin e zv. drejtores së Përgjithshme të Albtelekomit, para se kjo kompani të shitej tek turqit e “Çalikut”. Por të gjitha këto të dhëna që përfliten në rrethin e ngushtë të njerëzve që njohin djalin e kryeministrit, mohohen në mënyrë kategorike nga Shkëlzen Berisha. Për “Shekullin”,djali i kryeministrit mohon çdo lidhje me studion ligjore “Pustina”. “Unë nuk jam punësuar dhe as nuk kam aksione në këtë studio ligjore. Jetën time profesionale dhe private nuk preferoj ta ndaj me median”-ka deklaruar dje për “Shekullin” djali i kryeministit, Shkëlzen Berisha.