E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH: Basha refuzoi Boden e Bumçin

Nënkryetari i grupit socialist, Erion Brace vijon me denoncimin bazuar tek raporti i KLSH-së
TIRANË- Ministri i Financave Ridvan Bode dhe ai Drejtësisë Aldo Bumçi kanë kundërshtuar mënyrën sesi qeveria ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash më kompaninë turko-amerikane Becktel-Enka. Një fakt i tillë konstatohet nga raporti që ka përpiluar Kontrolli i Lartë i Shtetit pas kontrollit të kryer në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve lidhur me procedurat e ndjekura për tenderimin e ndërtimit të këtij segmenti rrugor. Edhe dje nënkryetari i grupit parlamentar socialistë Erion Braçe ka vijuar të bëj leximin e faqeve të tjera të këtij raporti, duke u ndalur kryesisht në çështjen e përzgjedhjes së kompanisë ndërtuese të rrugës. Kështu duke iu referuar raportit në fjalë, Braçe ka prurë në vëmendjen e publikut se Ministria e Transporteve e drejtuar në atë kohë nga Lulëzim Basha ka shpërfillur plotësisht mendimin e specializuar të dhënë nga Ministria e Financave për çështjet ekonomike të këtij projekti dhe Ministrinë e Drejtësisë për anët ligjore, fillimisht për përcaktimin e kritereve për hapjen e tenderit të hapur ndërkombëtar dhe më pas të lidhjes së kontratës me Becktel Enka. Bëhet fjalë pikërisht për shkresën 7378 datë14.07.2006, të cilën ish- ministri Basha ia ka dërguar për mendim, ministrisë së Financave, Drejtësisë, Ekonomisë dhe Agjencisë së Prokurimit Publik, për lejimin e përdorimit të procedurës së prokurimit të hapur ndërkombëtar. Ndërkohë që në të njëjtën datë Ministri i Transporteve Lulëzim Basha të njëjtin projektvendim ia ka nisur për miratim Këshillit të Ministrave. Dhe po të njëjtën ditë, pra më 14.07.2006 Këshilli i Ministrave e miraton atë, pra pa pritur mendimet e mistrive të lartpërmendura. Në këtë vendim u përcaktuan dhe kriteret e vlerësimit për përzgjedhjen e kompanisë fituese që do të ndërtonte rrugën Rrëshen-Kalimash. Një gjë e tillë sipas raportit konstatohet si kontradiktore, pasi kompania Ecorys-Group që do të përcaktonte këto kritere nuk kishte lidhur ende kontratë me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve. Në vijim të vendimit të Këshillit të Ministrave pas një tenderi të cilësuar të hapur komisioni i vlerësimit të propozimeve ka përzgjedhur Becktel-Enka si kompaninë fituese për ndërtimin e këtij aksi. Më pas midis Bektel-Enka dhe Ecorys-Group kanë nisur negociatat për përcaktimin kushteve të përgjithshme dhe të veçanta të kontratës. Edhe për këto negociata të cilat thuhet se janë zhvilluar në Angli, raporti i KLSH-së vlerëson se mungon çdo informacion, duke hedhur dyshime se këto negociata nuk janë zhvilluar fare. Më pas Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve nën sugjerimin e Ecorys-Group ka lidhë kontratën përfundimtare me Becktel-Enka. Ndërkohë raporti i KLSH-së konstaton se Ministri Basha i nis përsëri ministrisë së Financave dhe asaj të Drejtësisë një shkresë tjetër për të dhënë mendim për kushtet e kontratës. Por përsëri pa pritur përgjigjet e dy ministrive të mësipërme ministri Basha e çon kontratën për miratim në Këshillin e Ministrave dhe vetëm dy ditë më pas ajo miratohet. Ndërkohë që nga hulumtimet e kryera nga ekspertët e KLSH, në mendimet e dhëna në "vonesë" nga ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave, rezultojnë sugjerime thelbësore, kryesisht për kushtet ekonomike të saj.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›