E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfirmohet njohja nga Zelanda e Re

(Update)
Tashmë është konfirmuar se Zelanda e Re ka marrë vendim për të njohur Republikën e Kosovës.

Njohja është bërë përmes aktit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, respektivisht përmes dhënies së pëlqimit (agremanit) për akreditimin e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe, Muhamet Hamiti, si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Zelandën e Re, rezident në Londër, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Zelandës së Re, përmes një note diplomatike dërguar ministrit të jashtëm te Republikës së Kosovës, Skender Hyseni.

Zelanda e Re njeh Kosovën

Zelanda e Re është vendi i 63-të që ka njohur Republikën e Kosovës, kanë bërë të ditur për Express burime brenda Qeverisë së Kosovës.

Shumë shpejt pritet zyrtarizimi i kësaj njohjeje për pavarësisë së Kosovës.

Zelanda e Re është një shtet ishull në pjesën jugperëndimore të Oqeanit Paqësor. Zelanda e Re përfshin një territor prej 268,680 km² dhe 4.3 milion banorë.

Republika Dominikane, ishte vendi i fundit që pati njohur Republikën e Kosovës, gjatë muajit korrik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›