Shkembime zjarri mes anijeve luftarake të dy koreve
Njoftimet e shtypit nga Korea e Jugut thonë se forcat detare të Seulit kanë shkëmbyer zjarr me anijet detare të Koresë së Veriut në afërsi të brigjeve perëndimore.Një zëdhënës ushtarak në Korenë e Jugut e konfirmoi përplasjen por tha se nuk kishte detaje të tjera. Njoftimet e shtypit të Koresë së Jugut thonë se shkembimi i zjarrit la anijen e patrullimit koreano-veriore të dëmtuar keq. Nuk dihet nëse ka patur të plagosur në anijen e Phenianit.
Agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap, thotë se anijet e luftës të Koresë së Jugut qëlluan një flotë detare të Koresë së Veriut pasi një anije e tyre kaloi kufirin detar në orët e para të mengjesit të ditës së sotme. Agjencia e lajmeve thoshte se anija e Koresë së Veriut ishte kundërpërgjigjur me të shtëna. Njoftimet thonë se nuk ka dëmtime nga pala e Koresë së Jugut.
Korea e Veriut shpesh rrit tensionet në prag të zhvillimeve të mëdha diplomatike rajonale. Incidenti ndodh ndërkohë që presidenti Barak Obama do të vizitojë rajonin këtë javë.Muajin e kaluar, flota detare e Koresë së Veriut akuzoi Seulin se po dërgonte anije lufte përgjatë kufirit për të nxitur tensionet dhe paralajmëroi se veprime të tilla mund të çojnë në shkëmbime zjarri. //kh//