E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë mbi 35 miliardë lekë, kryesojnë tekstilet

Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë në 6 muajt e parë të këtij viti llogariten në 6.6 % të totalit, duke e renditur këtë vend si partnerin e katërt tregtar.

Sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, në 6-mujorin e këtij viti eksportet drejt Gjermanisë shënuan rritje përkundrejt të njëjtës periudhë të 2020-s. Në vlerë ato arritën në 9.5 miliardë lekë nga 8.2 miliardë lekë që llogariteshin në 2020-ën.

Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme, në rritjen e eksporteve, kontribuesit më të mëdhenj ishin grupi “tekstile dhe këpucë”, pasuar nga grupi “materiale ndërtimi dhe metale”.

Referuar të dhënave, edhe importet drejt Gjermanisë shënuan rritje kundrejt të njëjtës periudhë të 2020-ës duke arritur në 25.6 miliardë lekë nga 21 miliardë lekë që ishin në 2020-ën.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›